Mustafa për mediat në Tiranë: Spastrimi po vazhdon, do kërkojmë bashkimin me Kosovën (video)
Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës do të rifillojë dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa tregon në Balkan Talks në Euronews Albania se ata kërkojnë bashkimin me Kosovën.
“Dialogu tani është në pikën e vazhdimit të bisedimeve dhe Lugina e Preshevës pret ti bashkëngjitet Kosovës. Është e drejtë e jona të kthehemi në trungun tonë. Përderisa Beogradi nuk interesohet për ne atëherë ne do ndiheshim më të lirë të jemi pjesë e Kosovës”, u shpreh ai.
Sipas z. Mustafa kërkesat e Vuçiç për të drejtat e serbëve në Kosovë vjen sepse do të krijojë një minishtet serb në Kosovë.
“Serbia po përpiqet të arrijë një shkallë më të gjerë për të drejtat e serbëve në Kosovë, duke krijuar një mini-shtet serb në Kosovë. Ai do territore që janë të populluar nga serbë, por do jetë e kotë”, theksoi Mustafa.
Në fund të emisionit kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa bën thirrje që të kthehen sytë nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja pasi mund të ndodhe e njëjta gjë si me Çamërinë.
“Duhet të bashkohemi me Kosovë dhe kjo është e vetmja zgjidhje. Shqiptarët në këto territore po lenë pronat nga diskriminimi dhe nëse vazhdon kështu dhe me pasivizimin e adresave do ndodhë njësoj si me Çamërinë”, shton Mustafa.