Mustafa parqet kërkesat Ministrisë: Zgjidhje edhe të informimit në gjuhën shqipe nga RTS
Lokale

Mustafa parqet kërkesat Ministrisë: Zgjidhje edhe të informimit në gjuhën shqipe nga RTS

25.Nov.2020 07:30
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka marrë pjesë në një takim të përbashkët me Ministren e re për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Shoqëror.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook: 

Sot, në takimin e përbashkët me Ministren për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Shoqëror, znj. Gordana Çomiq, kërkova që Qeveria ta zbatojë “Planin 7 pikësh” të miratuar nga Qeveria e Serbisë më vitin 2013.

Në prani të të gjitha Këshillave Kombëtare të Pakicave Nacionale ftova znj. Çomiq të distancohet nga gjuha e urrejtjes e fyerjeve të përditshme të Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Aleksandër Vulin.

Legalizimi i përdorimit të flamurit kombëtar do të ishte hap përpara sepse nuk i takon shtetit të përcaktojë veçoritë dhe simbolet kombëtare të komuniteteve pakicë.

Gjithashtu, nënvizova se ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë është antikushtetues. Pasivizimi i vendbanimeve është jo vetëm selektiv, por edhe duhet të ndalet duke i rikuperuar ata që janë fshirë nga regjistrat civil.

Regjistrimi i popullsisë në prillin e vitit të ardhshëm mbetet një sfidë për shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkova të largohen të gjitha pengesat nga viti 2011 dhe të krijohen kushtet optimale për regjistrim edhe të shqiptarëve.

Pas suksesit në sigurimin e teksteve mësimore për shkollat fillore në gjuhën shqipe, duhet filluar procesin për shkollat e mesme e trajnimit të mësimnxënjes në kushtet e koronavirusit. Për më tepër duhet të ndërpresin “brain drain” dhe realizojmë pikën 6. Njohjen e ndërsjellë të diplomave dhe certifikatave profesionale Kosovë-Serbi nga marrëveshja e 4 Tetorit të nënshkruar në Uashington nga Presidenti z. Aleksandër Vuçiq.

Këshilli Kombëtar Shqiptar do të ofrojë edhe zgjidhje kreative sa i përket kulturës e në veçanti informimit në gjuhën shqipe nga transmetuesi publik RTS, përmes produksionit.

Ftova që bashkërisht të zgjidhim çdo problem, një për një, duke ofruar zgjidhje kreative nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration