Mustafa: Nëse Lugina mbetet nën Serbi, nënkupton që Kosova i ka lënë asaj pjesë të territorit të vet
Kryetari i PDSH-së në Preshevë dhe ish kryetari i kësaj komune, Ragmi Mustafa, ka thënë se është në kompetencë të ekspertëve të ekipit dialogues të Kosovës, nëse do të pranojmë këmbim të territoreve me Serbinë.
Por sipas tij diçka e tillë nuk duhet të ndodhë, njofton Klan Kosova.
Mustafa ka thënë në Info Magazine se komuna e Luginës, Presheva, Bujanci dhe Medvegja nuk duhet të lihen nën Serbi, pasi të arrihet marrëveshja përfundimtare.
“Nëse Lugina mbetet edhe pas këtij raundit të bisedimeve nën Serbi, kjo nënkupton që autoritetet në Kosovë kanë nënshkruar që një pjesë e territorit të tyre të mbetet në Serbi. Kjo nuk guxon të ndodhë pavarësisht se si dhe në çfarë mënyre do të arrihet kjo”, ka thënë Mustafa.“E kemi ndjekur miratimin e rezolutës së fundit në kuvend. Presheva Medvegja dhe Bujanoci kanë qenë pjesë territoriale e Kosovës në vitet 1953-1956. Nuk po kërkohet asgjë më tepër vetëm që ata të lirohen nga okupimi serb. Ka një gatishmëri për korrigjim të kufirit, jemi të interesuar që në këtë korrigjim të përfshihet edhe Lugina e Preshevës. Mbase mund të jetë synim i Serbisë që të marrë pjesë të territorit të Kosovës por nuk mund ti ikë përgjegjësisë ndaj qytetarëve”.
“Duhet të gjendet zgjidhja dhe qytetarët e Luginës që hiqen nga okupimi serb”.
“Angazhimi ynë është që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkëngjiten trungut të saj – Kosovës. Ne me hyrjen në Republikën e Kosovës në humbim të drejtën e liberalizimit të vizave që kemi në Serbi, por do t’i kthehemi regjimit të vizave vetëm të jemi bashkë me Kosovën dhe të jemi absolutisht të lirë”.