Mustafa nervozon serbët: Ramën e presim si kryeministrin tonë
Lokale

Mustafa nervozon serbët: Ramën e presim si kryeministrin tonë

08.Nov.2014 13:46
0
Kur mbeten vetëm dy ditë larg vizitës së kryeministrit Rama në Beograd, mediet serbe vazhdojnë të provokojnë. Këtë herë agjencia "Kurir", sjell në vëmendje intervistën e kreut të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, duke e cilësuar deklaratën e tij si skandal.

Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Preshevës, tha se banorët e rajonit të Preshevës do të mirëpresin kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, në shesh si kryeministrin e tyre të dytë, shkruan “Kurir” duke cituar deklaratën e Mustafës.

“Vizita e kryeministrit Rama në Preshevë do të jetë e hapur dhe do të jetë e drejtpërdrejtë me popullin, sepse krerët e vendit janë takuar me qindra herë, por populli është i interesuar që të prekë kryeministrin dhe të presë mesazhet që do t’i japë në sheshin kryesor para qytetarëve, që do të dalin me një entuziazëm të madh, duke e konsideruar Edi Ramën si kryeministrin e tyre”.

Mustafa tha se Beogradi zyrtar po bën përpjekje që të pengojë vizitën e kryeministrit shqiptar në Preshevë, duke e treguar qartë urrejtjen edhe në incidentin në stadium, thekson më tej “Kurir”, transmeton Shekulli.

Por, Mustafa nuk është i vetmi nga liderët shqiptarë, që shihet si provokator për Serbinë. “Kurir” shkruan se edhe lideri i LPD-së Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanovcit, ka deklaruar vazhdimisht se qeveria e Serbisë duhet të njohë statusin e anëtarëve luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit.

“Kurir” kujton se Mysliu kishte deklaruar më herët se qeveria serbe duhet të njohë referendumin e vitit 1992, e cila i jep të drejtë komunave në jug të Serbisë të bashkohen me Kosovën, kërkesë të cilën e ka përsëritur edhe kohët e fundit. “Kjo do të ishte një zgjedhje e kënaqshme”, ka deklaruar ai.

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën dhe Metohinë në Kuvendin e Serbisë, tha për “Kurir” se deklaratat ekstreme të politikanëve shqiptarë, janë të qëllimshme për të destabilizuar situatën, në një mjedis që ka qenë gjithmonë i ndjeshëm ndaj gjërave të tilla.
 

Baza "Jug" në Bujanoc qendër e stërvitjeve për rajonin, Shqipëria refuzoi pjesëmarrjen
BE flet për mediat e pakicave, Titulli sponsor medial! (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration