Mustafa: Në Tiranë bashkim të vërtetë nuk ka pasur nga përfaqësuesit e Luginës (video)
Lokale

Mustafa: Në Tiranë bashkim të vërtetë nuk ka pasur nga përfaqësuesit e Luginës (video)

18.Jan.2020 08:34
0

Duke kritikuar qëndrimet e Tiranës dhe të Gent Cakaj, Mustafa shprehet se ish-ministri "Ditmir Bushati së paku ka qenë i kujdesshëm në çdo deklarate”. 

Qeveria “Rama” prezantoi dje më bujë bashkimin e partive shqiptare të Luginës së Preshevës, në një koalicion të vetëm në zgjedhjet e ardhshme në Serbi. Lajmi u servir si një marrëveshje e jashtëzakonshme duke harruar se në takim nuk ishin gjithë krerët e partive shqiptare.

Por veç kësaj, njoftimi i djeshëm i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ka një problem që u anashkalua. Opozita serbe në Beograd ka njoftuar se do të bojkotojë zgjedhjet parlamentare që mbahen në pranverë. Prej më shumë se një viti atje zhvillohen protestat dhe partitë opozitare pretendojnë se nuk hyjnë në një garë që nuk u jep siguri. Në kohën kur opozita zyrtare bojkoton, partisë së Aleksandar Vuçiç i nevojitet legjitimiteti i zgjedhjeve dhe në këtë moment duket se hyn në lojë minoriteti shqiptar në Serbi. Një skenar të tillë  e ka denoncuar sot në “Ora News”, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk zënë vend të konsiderueshëm në Parlament, por dalja kundër opozitës serbe dhe thyerja e bojkotit mund të ketë pasoja të mëvonshme për ata. 

E kam takuar Cakajn më 25 dhjetor dhe e kam vënë në dijeni për qëndrimin e PDSH se në këto zgjedhje nuk mund të shkohet në parlamentin serb sepse vetë serbët, opozita serbe akoma nuk ka vendosur nëse do të futet apo jo në zgjedhje. Ky nxitim nga një Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, “një kalama” të nxitohet që të unifikojë, nuk është në rregull. Bashkim të vërtetë nuk ka pasur”,- tha Mustafa.

Kreu i PDSH-së në Preshevë thotë se Tirana nuk duhet të bëjë lojën që i intereson Vuçiç dhe të mos marrë parasysh zhvillimet që ndodhin në politikën serbe, pasi në këtë mënyrë dëmtohet interesi i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. “Në këto kushte dje nga radhët e PDSH-së, një parti 30 vjeçare, nuk kemi qenë të ftuar vetëm se mendojmë ndryshe. Po bëjnë lojë të ngjashme me modelin e Vuçiç dhe politikës serbe me serbët e Kosovës. Por ata bëjnë dhe investim shumë të madh. Në Luginë të Preshevës as nuk ka pasur dhe as nuk do ketë ndikim të fuqishëm të qeverisë shqiptare te shqiptarët e Luginës së Preshevës që të jenë të barabartë dhe të lirë. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë të banuara me shumicë shqiptarët autoktonë”,- thotë Mustafa.

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Serbi e cilëson të gabuar edhe idenë e Mini Shengenit.  Për Mustafën, Minishengeni Ballkanik ka ndryshuar ekuilibrat në disfavor të shqiptarëve. Madje duke ju referuar diskutimeve të mëhershme me Cakajn ai tha se Ministri ju ka deklaruar përfaqësuesve politik të Luginës se Presidenti Thaçi i ka gënjyer me idenë se ata do ti bashkangjiten territorit të Kosovës.

Ne kërkojmë të jemi pjesë e Republikës së Kosovës, se çfarë ndodh me atë epilog të zgjidhjes së problemit le të merren SHBA. Në këto zgjedhje parlamentare që janë shpallur është marrë vetëm ministri Cakaj, asnjë ambasador në Serbi nuk u ka bërë thirrje shqiptarëve të dalin me listë të përbashkët. Cakaj ka një qëndrim me evoluim negativ. Në fillim ka qenë pro bashkimit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën”,- tha ai.

Duke kritikuar qëndrimet e Tiranës dhe të Gent Cakaj, Mustafa shprehet se ish-ministri “Ditmir Bushati së paku ka qenë i kujdesshëm në çdo deklarate”.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration