Mustafa: Mospërfshirja e Luginës në ekip negociator nuk përbën problem të madh
Lokale

Mustafa: Mospërfshirja e Luginës në ekip negociator nuk përbën problem të madh

08.Jan.2019 20:21
0

Kur është përmendur dialogu i Kosovës me Serbinë jo rrallëherë është përmendur edhe situata në Luginën e Preshevës dhe pozita e shqiptarëve atje. Edhe nga shqiptarët e Luginës është kërkuar që të trajtohet çështja e tyre në bisedimet Kosovë-Serbi.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në një deklaratë për gazetën “Zëri”, është shprehur optimist se delegacioni i Kosovës do t’i shprehin interesat e tyre për të gjetur zgjidhje për një marrëveshje të qëndrueshme në tavolinë gjatë bisedimeve me Serbinë, megjithëse nuk ka pritur të jenë pjesë e ekipi negociator.

Ai këtë momentum politk e ka vlerësuar si moment të fundit për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për shqiptarët e Luginës.

Ndërkohë, kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, ka thënë se mospërfshirja e përfaqësuesve të Luginës në ekip negociator, nuk përbën problem të madh, transmeton “Zeri.info”.

Mustafa  ka thënë se duhet të ndihet përgjegjësi për shqiptarët e Luginës dhe rezoluta e miratuar në parlament obligon institucionet kosovare të merren me statusin e shqiptarëve të Luginës.

Ish-luftëtarët e UÇPMB-së kërkojnë statusin e veteranit nga Qeveria e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration