Mustafa me delegacionin nga Presheva bënë homazhe te Jasharajt në Prekaz (Foto)
Një delegacion nga Komuna e Preshevës me në krye kryetarin Ragmi Mustafa kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz si dhe kanë zhvilluar një vizitë në familjen Jashari.Në deklaratën e shkruar të kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa të cilën e përcjellë portali informativ informativ Titulli.com mes tjerash thuhet se “me rastin e 17 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në pritje nga deputet e Kuvendit te Republikës së Kosovës nga zona e Drenicës, së bashku me Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës z.Ramiz Latifi bëmë homazhe pranë varrit te Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe u pritem ne Kullën e Jasharajve nga përfaqësuesi i Familjes Jashari z. Murat Jashari”.
Kryetari Mustafa thekson se të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës shprehin admirimin e plotë për veprën e Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilët dhanë një shembull të rrallë të sakrificës për çlirimin e atdheut.
“Çdo rënie është e dhimbshme, por kjo rënie ka qenë ajo që e ka bashkuar popullin Shqiptarë dhe i ka ngritur në këmbë gjithë shqiptarët kudo që jetonin”, përfundon deklaratë kryetari Mustafa pas vizitës së Prekazit. /Titulli.com/