Mustafa: Ky është treni i fundit që Lugina e Preshevës t'i bashkëngjitet Kosovës
Lokale

Mustafa: Ky është treni i fundit që Lugina e Preshevës t'i bashkëngjitet Kosovës

09.Aug.2018 08:20
0
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka komentuar idenë e korrigjimit të kufijve.

“Ne jemi shumë të sinqertë në këtë fushë dhe në këtë drejtim, pa dyshim se mbështesim bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën”.

“Në lidhje me lëvizje të kufijve ka autoritete dhe politikanë të mençur Republika e Kosovës, prandaj ftesa jonë është çdo ditë që të kyçen pozitë dhe opozitë në Kosovë që të bëjnë ekipin negociator për të dhënë kontributin maksimal me njerëzit më të mençur, të dijes, të shkencës dhe të penës për të zgjidhur këtë problem”.

“Çfarë do të jetë zgjidhja ne nuk do të propozojmë, këtu është arbitri Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët ndihmojnë dhe lehtësojnë zgjidhjen e këtij problemi”.

“Shqiptarët e Luginës, jo më pak se 100 mijë, nuk mund të jemi më të shkathët dhe më afër zgjidhjes së problemit dhe dhënies së formulave se si duhet zgjidhet”.

Mustafa në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se shqiptarët e Luginës duan të jenë pjesë e Kosovës dhe se për këtë nuk nevojitet Referendum.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës po shprehin gatishmërinë e tyre të shkëputen nga Serbia, po shprehin gatishmërinë e tyre të mos jenë në Serbi”.

“Nuk ke asnjë shqiptar në Luginën e Preshevës që do të mbetet në Serbi ndërkohë në trekëndëshin që ndodhemi ne kufizohemi edhe me Maqedoninë dhe aty ke një numër të shqiptarëve që janë shtet formues të shtetit të Maqedonisë, që janë në Qeveri dhe mund të jenë shumë shpejt edhe në Presidencë të Maqedonisë”. 

“Në këtë drejtim, nuk ka kërkuar askush të jetë pjesë e Maqedonisë, edhe pse një pjesë e Luginës së Preshevës, para Luftës së Dytë Botërore, ka qenë pjesë e Shkupit”.

“Me kënaqësinë më të madhe, shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë bashkëngjiten me Kosovën dhe është anakronike të bëhet referendum që të pyeten se a janë shqiptarët e Luginës për bashkëngjitje me Kosovën. Ne kemi bërë këtë referendum në vitin 1992, në kohën më të vështirë, ne tash vetëm po kërkojmë jetësimin e atij referendumi që e kemi kërkuar gjithmonë”.

Ai ka thënë se nuk beson se kjo do të shkaktonte një efekt domino pra që shqiptarët në Maqedoni ose etnitë në vende të tjera të të kenë kërkesa të njëjta pasi sipas tij kjo është marrëveshje mes dy shteteve të barabarta.

“Në momentin kohor që paraqiten probleme ose kërkesa të ngjashme me etni të tjera, qoftë në Serbi ose shtetet fqinje, pa dyshim se Bashkësia Ndërkombëtare do t’iu thotë gjeni marrëveshjen që do të jetë e kënaqshme për të dyja palët dhe sigurisht se do të zbatohet, nëse është jetike për të dyja palët”.

Mustafa ka deklaruar se Lugina e Preshevës duhet dhe do të jetë pjesë e Kosovës.

“Është absolutisht e palejueshme që të luhet me ndjenjat e 100 mijë shqiptarëve të Luginës së Preshevës prandaj nuk besoj se do të ketë dorë shqiptare në institucionet e Kosovës që do të nënshkruajë kolonizimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”.

“Ky është treni i fundit që ata duhet të bashkëngjiten me Kosovën”.

“Me vetë faktin se Bashkësia Ndërkombëtare nuk kundërshton çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet mes dy palëve në Bruksel, Serbisë dhe Kosovës, pa asnjë diskutim propozimi është shumë i drejtë, i qëndrueshëm dhe i realizueshëm”.

“Do të jemi të bashkuar me Republikën e Kosovës, përfundimisht po”.

Halimi: Jam skeptik që Lugina mund të bashkohet me Kosovën
Kamberi: Zgjidhja parciale për Luginën sjell tragjedi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration