Mustafa: Kush duhet të jetë kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, përjashtohen disa?
Lugina

Mustafa: Kush duhet të jetë kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, përjashtohen disa?

11.Sep.2018 01:09
0

Partia për Veprim Demokratik ka mbajtur konferencë për media në Bujanoc dhe ka kumtuar rezultatet e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar duke e vlerësuar si një fitore për subjektin politik.

Shaip Kamberi, tha se do të shohin mundësin e bashkëbisedimit me të gjitha listat që kanë fituar mandate në mënyrë që sa më shpejt të konstituohet KKSH, shkruan Titulli.com.

Lidhur me koalicionin qeverisës në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi theksoi se kanë pasur kontaktet e para me Partinë Demokratike Shqiptare dhe se është formuar baza qeverisëse.

Ai ka përjashtuar koalicionin me ata që kanë koncept të ndryshëm politik sidomos për çështjen e përdorimit të flamurit shqiptarë në Serbi.

Ndërsa kandidati kryesorë për postin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa u shpreh se është i hapur ndaj të gjitha listave fituese dhe se me rëndësi do të jetë vizioni dhe funksionaliteti i Këshillit Kombëtar Shqiptar, raporton Titulli.com.

Mustafa duke folur për pozitën e të parit tha se votuesit kanë treguar qartë se kudh duhet t’i prijë këtij institucioni.

Kryetari  i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa është shprehur në konferencë për media se ai përkrah listën e PVD-së për formimin e koalicionit qeverisës në Këshillin Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/

Artistët shqiptarë me ekspozitë të përbashkët në Vjenë të Austrisë
Çfarë ndodhi mbrëmë në ballafaqimin trepalësh, Thaçi-Vuçiq-Mogherini
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration