Mustafa: Kosova ta kushtëzojë Serbinë me shqiptarët e Luginës! (Video)
Lokale

Mustafa: Kosova ta kushtëzojë Serbinë me shqiptarët e Luginës! (Video)

24.Jun.2015 23:45
0

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se edhe Lugina e Preshevës do të perfitojë prej marrëveshjes së lëvizjes se lire që u nënshkrua në Bruksel mes autoriteteve të Kosovës e të Serbisë.

Ai ka theksuar se Lugina e Preshevës ka nevojë si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës kanë mundur që me çdo kushte me e kushtëzua Serbinë me të drejtat e shqiptareve në Luginën e Preshevës - si në aspektin politik ashtu edhe atë ekonomik.

Këto komente ai i ka bërë në emisionin 'Rrokum Roll', me Fidan Jupollin në Rrokum.  /Titulli.com/

VIDEO

 
 

Kryetari i komunës së Preshevë me një njoftim për medie ka uruar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet lokale ku ndër të tjerash thuhet:

I dashuri kryetar: Edi Rama,

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të ju përgëzoj për ngadhënjimin e partisë Tuaj në zgjedhjet Vendore në Republiken e Shqipëris.

Kjo fitore shpreh qartë mbështetjen e qytetarëve Shqiptar ndaj vizionit dhe lidershipit tuaj dhe përkrahjen e tyre ndaj hapave të guximshëm që keni ndërmarrë për dy vite me radhë, duke garantuar fuqinë ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit tuaj.

Ju shpreh mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që keni treguar ndaj Luginës së Preshevës dhe qytetarëve të saj në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar.

Republika e Shqipëris është shteti Ynë amë. Jam i bindur që bashkëpunimi ynë i ngushtë do të vazhdoj dhe në të ardhmen, në përmbushjen e qëllimeve tona të përbashkëta.

Shprehë bindjen time më të thellë se me gjithë përkushtimin Tuaj dhe të ekipit bashkëveprues në teren, do të realizoni përcaktimet programore që padyshim do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë dhe ngritjen e standardeve jetësore të votuesëve Tuaj, madje dhe gjithë shqiptarëve në tërësi.

Duke Ju përgëzuar edhe njëherë, Ju dëshiroj fat dhe shumë suksese në punën e mëtutjeshme Tuajën dhe Partis Socialiste.

Në fund, z.Rama, shumë shëndet e suksese Juve, thuhet në njoftimin e Kryetarit të PDSH-së, dhe i Komunës së Preshevës, Dr.Sc. Ragmi Mustafa.

Marrëveshja e 23 qershorit për njohjen e polisave dhe efekti i sajë
Lugina solidare, ndihmon migrantët nga Afrika dhe Lindja e Mesme (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration