Mustafa kërkon nga ambasadori i OSBE-së edhe përfshirjen e ambasadës së SHBA-së për problemet në Luginë
Lokale

Mustafa kërkon nga ambasadori i OSBE-së edhe përfshirjen e ambasadës së SHBA-së për problemet në Luginë

17.Nov.2021 10:14
0

Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka takuar ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Në mbrëmjen e datës 16 nëntor 2021 një takim zyrtar me Ambasadorin e OSBE-së, shkëlqësia e tij Jan Braathu.

Në këtë takim, janë shkëmbyer shumë tema diskutimi, mendime, gjykime dhe ide rreth zgjidhjes së problemit të shqiptarëve në tokat e tyre autoktone Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Në këtë fazë të fillimit, ambasadori në fjalë ka nisur një aktivitet me qeverinë në Beograd për t'i dhënë një zgjidhje problemeve të grumbulluara në shumë decenie të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Natyrisht se edhe PDSH do ta mbështes dhe përkrah politikisht ambasadorin e OSBE-së duke i sygjeruar që në këtë aktivitet të përfshihet edhe ambasadori Amerikan në Beograd.

Nga ana tjetër, ambasadori Jan është njohtuar edhe me qëndrimin e PDSH-së se zgjidhja më e mirë, më fatlume, më afatgjate dhe më e qëndrueshme si rrugë e drejtë dhe e vetme është ribashkimi i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës. RM

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration