Mustafa dhe Kamberi: Kosova Lindore apo Lugina e Preshevës jashtë agjendës së Brukselti (video)
Lokale

Mustafa dhe Kamberi: Kosova Lindore apo Lugina e Preshevës jashtë agjendës së Brukselti (video)

17.Jul.2018 08:16
0
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë sot se negociatat mes Kosovës e Serbisë duhet të ndërpriten nëse në to nuk diskutohet për Luginën e Preshevës.

Si mysafir në televizionin T7, ish-kryetari i Preshevës ka thënë që delegacioni kosovar, në krye me Hashim Thaçin, duhet ta marrë seriozisht kërkesën e shqiptarëve në Kosovën Lindore, që çështja e tyre të jetë temë e diskutimit në Bruksel.

Në të kundërtën, dialogu duhet të ndërpritet, ka theksuar ai.

Kurse, Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit, ka thënë që ka vite që të drejtat e shqiptarëve në Luginë cenohen, pavarësisht se ka marrëveshje mes palës shqiptare dhe asaj serbe që ato të respektohen. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, ka theksuar ai.

Prandaj, duke e parë këtë neglizhencë nga Beogradi, ai ka thënë që i është bërë kërkesë Prishtinës zyrtare që në dialogun me Serbinë, para faktorit ndërkombëtar, të hapet tema e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar mbështetë deklaratën politike në Luginë të Preshevës
Koncert "live" sonte në qendër të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration