Lokale
Musliu: Varrezat i rrënoi Daçiqi. Drecun: I rrënuan ish pjesëtarët e UÇPMB-së
Kryetari i LPD-së dhe ish shefi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, i cili ka vizituar varrezat e dëmtuara në Osllarë të Bujanocit, ka thënë se prapa këtij shkatërrimi qëndron kryeministri serb.
“Pas vandalizmit mbi varrezat shqiptare në Bujanoc qëndron Beogradi dhe vetë Daçiq”, ka deklaruar Musliu, transmeton “Koha”.
Nga ana tjetër kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë tha dje se përmendoret në varreza në territorin e Bujanocit i kanë rrënuar ish pjesëtarët e UÇPMB që dëshiruan të “tregojnë se si edhe serbet rrënojnë përmendoret në varreza”.
Ai për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) tha s e për shkak të incidenteve të paradokohshme nevojitet që sa më parë të funksionojnë oficerët për lidhje me të cilët do të vendoset lidhja direket mes Beogradit dhe Prishtinës.
Deri më tani nuk kemi reagime nga autoritetet serbe për rrënimin e pllakave përkujtimore në varret shqiptare në fshatit Osllarë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!