Musliu: Thaçi le ta shkelë Bujanocin edhe pa leje të Daciqit
Lokale

Musliu: Thaçi le ta shkelë Bujanocin edhe pa leje të Daciqit

24.May.2013 22:06
0
Liderët e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet që të jenë më këmbëngulës për të kërkuar zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka vlerësuar Jonuz Musliu, kryetar i Partisë së Progresit Demokratik. Ai ka deklaruar për Telegrafin se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të duhej që të shkelte me këmbë tokat shqiptare në Luginën e Preshevës, edhe nëse për një vizitë të tillë nuk do ta kishte miratimin e Beogradit. “Kur shkon për shembull zëvendëskryeministri i Serbisë dhe kryexhandari serb në veri të Kosovës, përse të mos vijë Hashim Thaçi te ne. Ta shohë dhe ta prekë realitetin. Ai le të vijë edhe pa leje, është pjesë e luftës. Ai duhet të thotë: unë shkoj në Bujanoc dhe pikë. Por, deri tash nuk ka pasur, as tentim së paku”, ka thënë Musliu, i cili ka qenë përfaqësues politik i UÇPMB-së. Musliu ka deklaruar se u duk që kishte një bashkim të subjekteve shqiptare, pas incidentit rreth përmendores së ish-luftëtarëve të UÇPMB-së, por ata ende nuk janë afruar sa duhet. “Këtu ngrehen ‘zhegrat’ shpesh. Edhe protesta e fundit ishte menduar që të jetë masovike dhe të përçojë zërin e të gjithë shqiptarëve. Shihet qartë se nuk ishte në nivelin e duhur”, ka thënë Musliu. Ndërkohë, ai ka deklaruar se aktakuza për djemtë e “Grupit të Gjilanit”, është politike, ndërsa qëllimi është që të zbrazet prej shqiptarëve Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. “Serbia nuk ka tjetër strategji, përveç zbrazjes së heshtur, duke kërkuar kohë. Ajo tenton të bëjë një Medvegjë tjetër në Bujanoc dhe në Preshevë. Të njëjtit njerëz që kanë qenë në kohën e Milosevicit, janë tash në pushtet”, ka thënë Musliu. Musliu ka vlerësuar se lufta e UÇPMB-së e ka bërë të veten, por marrëveshja e Konçulit duhet të implementohet. “Por, për këtë duhet të protestohet. Duhet të bllokohen rrugët. Serbët dinë për shembull që të dalin dhe të qesin gurë nëpër rrugë. Përse shqiptarët nuk dalin ta bëjnë të njëjtën gjë për të drejtat e tyre”, ka theksuar Musliu. /Titulli.com/
Vendet e rajonit nderojnë Komandant Lleshin (foto)
U nda nga kjo botë, vogëlushi nga Presheva, Euron Hasani
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration