Musliu takon Berishën në Gjenevë, shpreh shqetësimet e shqiptarëve të Luginës (Foto)
Me ftesën e Ambasadorit Jean-Paul Carteron, themeluesit të Crans Montana Forum, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu po merr pjesë në Samitin e 17 ndërkombëtar mbi Krimin Transnacional, Forumin për Siguri Kombëtare dhe Globale në Gjenevë të Zvicrës.Në ditën e dytë të qëndrimit në punimet e Forumit, Musliu është takuar me ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Siç raporton Titulli.com, Berisha me këtë rast është njoftuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar me pozitën e shqiptarëve në Luginë, për përmirësimin e së cilës ka kërkuarndihmën e ish kryeministrit.
Punimet e Forumit do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme ku do të trajtohen sfida të mëdha të sigurisë që janë në zemër të riformatizimit gjeopolitikë dhe strategjikë të Afrikës, Evropës dhe Lindjes së Mesme./Titulli.com/