Musliu: Lugina aleat Amerikën ndërsa Serbia të mbahet me Rusinë
Vizita e presidentit rus, Vlladimir Putin në Serbi te shqiptarët e Luginës së Preshevës, shihet si një vazhdimësi e aleancave tashmë të krijuara mes lindjes e perëndimit për popujt e Ballkanit.
Përderisa serbët pretendojnë se Rusia është aleat i tyre, shqiptarët në Luginë janë të bindur në përkrahjen e përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa vizitën e të parit rus në Beograd ata e shohin si vazhdimësi e vizitave bilaterale që kanë për bazë kontraktimin e dhjetëra bizneseve mes dyja shteteve.
Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar thotë se Serbia ka qenë vazhdimisht e kthyer ka Rusia ndërsa shqiptarët e Luginës janë të orientuar drejt vlerave të BE-së dhe SHBA-së, transmeton Titulli.com.
Për sa i përket procesit të dialogut në Bruksel dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, në Luginë janë të bindur se vizita e presidentit Putin nuk i rrezikon interesat e shqiptarëve në Luginë.
Shqipërim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik ka vlerësuar se është i njëjti brum mes Serbisë dhe Rusisë ndërsa ne kemi aleat Amerikën e NATO-në dhe presim të jenë një shtytës në finale e madhe për cështjen e Luginës së Preshevës.
Dinamika e zhvillimeve politike dhe vizitat e diplomatëve të ndryshëm në rajon, ndër shqiptarët e Luginës së Preshevës shihen si elemente që janë në funksion të përshpejtimit të arritjes së e marrëveshjes historike e cila do të sjell paqe të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë./B.R/Titulli.com/