Musliu kërkon ndërhyrjen ndërkombëtare për kthimin e teksteve
Lokale

Musliu kërkon ndërhyrjen ndërkombëtare për kthimin e teksteve

02.Mar.2016 19:21
0
"Do të kërkojmë nga SHBA-të, BE-ja dhe shtetet me ndikim në arenën ndërkombëtare që të ndërhyjnë për kthimin e teksteve në Luginë të Preshevës", deklaroi për portalin informativ Titulli.com, Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Ky hap i Qeverisë së Serbisë, është në kundërshtim me të gjitha normat të garantuara në arenën ndërkombëtare. Kërkoj nga autoritet e Shqipërisë dhe autoritet e Kosovës, të dërhyjnë në mekanizmat ndërkombëtarë që ta detyrojnë Serbinë të kthehen tekstet shkollore për nxënësit e shkollave e fillore në Luginë”, shtoi Musliu. 

Sipas tij, ai si kryetar i KKSH-së do të kërkoj urgjentisht seancë speciale në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Luginën e Preshevës, dhe siç u shpreh ai, nxënësit shqiptarë do ta përballojnë me sukses politiken antishqiptare serbe të asimilimit të Luginës së Preshevës. 

Ju kujtojmë se gjatë ditës së djeshme autoritetet serbe kanë kthyer për në Kosovë dy maunet me mbi 103 mijë tekste shkollore, të cilët qëndruan në terminalin doganor prej datës 9 shtator 2015. 

Këto tekste ishin donacion i ministrisë kosovare të arsimit dhe ishin dedikuar për nxënësit e shkollave në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës./Titulli.com/

Ramadani: Republikanët do ia kthejnë identitetin Luginës së Preshevës
Jonuz Musliu ftohet në Stacionin policor të Bujanocit [dokument]
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration