Musliu: Emërtimi i sheshit në Bujanoc është kundërshtuar nga kuvendarët serbë
Lokale

Musliu: Emërtimi i sheshit në Bujanoc është kundërshtuar nga kuvendarët serbë

03.Jul.2016 00:34
0
Këshilltarët shqiptarë të Kuvendit Komunal të Bujanocit, kanë votuar propozimin për ndryshimin e emrit të sheshit nga Karagjorgje Petroviq në Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Iniciativa e kuvendarëve shqiptare është kundërshtuar nga kuvendarët serbë, por është përkrahur nga qytetarët shqiptarë”, ka thënë për televizionin publik Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Nëse do ta miratoj emërtimin e ri të sheshit në Bujanoc Ministria e Pushtetit Lokal, mbetet të shihet në ditët në vijim.

Ndërkohë shqiptarët mendojnë se Skënderbeu ka qenë hero i përmasave ballkanike dhe se rrugë e sheshe të shumta në botë bartin emrin e tij. 

Reisi i ri i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë me prejardhje shqiptare, ndërsa myftiu Saqipi zgjidhet zëvendës i tij
Fillon iniciativa e binjakëzimit të Preshevës me komunën Osmangazi nga Turqia, premtohet zhvillim ekonomik (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration