Musliu: Çështjen e diskriminimit të policëve shqiptar e kemi ngritur
Shqiprim Musliu ka regaur ndaj suspendimit të policëve shqiptar në Bujanoc.
Ky është postimi i toj i plotë në Facebook:
Me shqetësim e përjetuam rastin e suspendimit të policëve shqiptar.
Shprehë përkrahjen time morale të pa rezervë për çdo padrejtësi që u ndodh policëve shqiptar.
Suspendimi i tyre është një akt i diskriminimit dhe padrejtësisë që ndodh vazhdimisht në ministrinë e brendshme në Bujanoc me vite.
Çështjen e diskriminimit të policëve shqiptar e kemi ngritur edhe në takime me bashkëbisedues të niveleve të larta politike,sepse punësimi i shqiptarëve në atë institucion buron nga Marëveshja e Konçulit.