Murati: S`humbim nëse marrim Luginën Preshevës
Kryetari i subjektit Lëvizja për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Kosova nuk humbë asgjë nga shkëmbimi territorial me Serbinë.
Ai ka folur të mërkurën në “Monitor” te RTK.
“Unë mendoj që kjo temë ështe hapur në nivele me të larta dhe jo nga presidenti Thaci. Është në interes tonë që të bëhet një marrëveshje për shqiptarët e Luginës. Kosova nuk humbë asgjë nëse bën marrëveshje me Serbinë dhe i jep tri komunat veriore për Luginën. Përkundrazi”, ka thënë Murati.