Murati: Frikësohem se Kurti nuk ka guxim t’i hyjë procesit të ndryshimit të kufijve
Lokale

Murati: Frikësohem se Kurti nuk ka guxim t’i hyjë procesit të ndryshimit të kufijve

21.Apr.2021 03:56
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që t’i hyjë procesit të ndryshimit të kufijve.

“Kryeministri e ka legjitimitetin e plotë për t’i hyrë ideve shumë të guximshme. Unë frikësohem se nuk e ka guximin ta bëjë këtë. E ka atë legjitimet që të propozojë të futet edhe në procese, por ai e ka refuzuar ri përcaktimin e kufijve, asociacionin”, tha Murati në Prime Time të Kanal 10.

Ai ka thënë se ideja e VV për bashkim me Shqipërinë është populiste kur nuk e tregojnë se si do të bëhet.

 

“Çdo ide është populiste kur nuk e tregon rrugën. Ajo do të vije pasi t’i zgjidhë proceset me Serbinë”, shtoi ai, shkruan Reporteri.net.

Ai po ashtu ka thënë se ideja e ri përcaktimit të kufijve është e fuqive të mëdha dhe se Sllovenia vetëm është përdorur nga ta për ta matur opinionin.

 

“Në radhë të parë unë i kam parë këto si produkt i përpjekjeve për të testuar zgjidhje të tjera, në raport me zgjidhjet ekzistuese në Ballkan duke qenë që pak a shumë zgjidhjet të cilat yash e disa dekada janë promovuar në Ballkanin perëndimor nuk është se e kanë sjellë paqen, e kanë sjellë një stabilitet të brishtë por për shkak të zgjidhjeve ta themi jo funksional e kanë bllokuar ecjen e Ballkanit perëndimor drejt BE, sidomos situate në Beh që burojnë prej marrëveshjes së Dejtonit që janë të ingranuara në kushtetutën e tyre e deri tek zgjidhjet për Kosovën e sidomos raporti Kosovë Serbi. Peng i këtij raporti të dy vendet kanë probleme në aspektin e integrimit. Nuk mendoj që kjo është e paqëllimshme., nuk mendoj që është produkt i politikës sllovene, kjo është një mënyrë që është shfrytëzuar Sllovenia që të testohet opinioni”, tha ai. 

Kryeredaktori që publikoi dokumentin për ndryshim kufijsh: Brukseli e konfirmoi se e kanë marrë nga Jansha
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration