Murati: Disa po gëzohen që Kosova Lindore nuk do të jetë pjesë e Kosovës
Lokale

Murati: Disa po gëzohen që Kosova Lindore nuk do të jetë pjesë e Kosovës

20.Jun.2020 08:26
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se kosovaristët ahtisarian po i gëzohen lajmit se ideja për ‘shkëmbimin e territoreve’ është hequr nga tavolina. 

Ai shkruan:

Kosovaristët ahtisarian, kosovacentristët e lloj-lloj naivi politik, madje edhe ata që e konsiderojnë kinse veten shqiptarë, po entuziazmohen se është hequr nga tavolina ideja e “shkëmbimit të territoreve”. Po gëzohen që Kosova Lindore nuk do të jetë pjesë e Kosovës. Po gëzohen që nuk do të krijohet mundësia për ndryshime kushtetuese. Po “fali zot se nuk din çka flasin”. Për një gjë jam i sigurt, mund të ketë “marrëveshje” e marrëveshje, ekonomike e të tilla që përfshijnë asociacionin apo autonominë politiko-territoriale për serbët. Mund të ketë edhe vazhdimësi të status quos. Por të gjitha këto do ta dëmtojnë rëndë interesin qytetar e kombëtar, interesin shtetëror të Kosovës. Gjithashtu jam i bindur se asnjëra nga këto zgjidhje nuk do të jetë finale. Nuk ka marrëveshje finale me Serbinë pa ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe pa heqjen e privilegjeve kushtetuese që kanë serbët me kushtetutë, e rrjedhimisht pa heqjen e Serbisë nga Kosova.

Më poshtë po e ripostoj një status të para dy viteve që nuk ka humbur asgjë nga aktualiteti:

Po thonë me ridefinimin e kufijve Kosova humb. Po shkaktojnë panik. Po përpiqen të tmerrojnë njerëzit. Po i dezinformojnë qëllimshëm.

Po çka humb Kosova me ridefinimin e kufijve:

– Humb të drejtën e vetos së serbëve për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjeve vitale, që e kanë bërë Kosovën shtet jofunksional (kujto bllokimin e ushtrisë);
– Humb mundësinë që të na instalohet asociacioni i komunave serbe në Kosovë;
– Humb mundësitë që vazhdimisht të destabilizohet Kosova nga pjesë që nuk janë besnike ndaj saj (Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin-Potoku).
– Humb mundësinë që në Kosovë të ketë në vazhdimësi tensione etnike, që mund të çojnë deri në konflikte të izoluara në të ardhmen.
E çka fiton Kosova:
– Fiton Kosovën Lindore
– Fiton funksionalitetin e shtetit
– Fiton sovranitetin e plotë.
– Fiton mundësinë që të fillojmë të merremi me problemet jetësore, ekonominë, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, arsim, shëndetësi, mirëqenien social etj.
– Fiton paqen e stabilitetin.
– Fiton mundësinë për të filluar për të vendosur raporte normale me Serbinë.
– Fiton mundësinë për të vendosur për bashkimin me Shqipërinë, apo formën që mund të ketë ky bashkim.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës me listë të përbashkët në zgjedhje parlamentare (video)
Gjermani Hoferer apel presidentit Vuçiq në prag zgejdhjeve për Luginë e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration