Mungesa e dokumenteve i lë shqiptarët e Luginës pa pensione në Kosovë (video)
Lokale

Mungesa e dokumenteve i lë shqiptarët e Luginës pa pensione në Kosovë (video)

09.Oct.2020 11:15
0

Qytetarët e Luginës së Preshevës të cilët jetojnë në Kosovë për shkak se nuk kanë shtetësi po përballen me vështirësi të ndryshme, duke përfshirë shërbimet mjekësorë e madje edhe pensionet.

66 vjeçari Xhemail Ibrahimi nga Komuna e Bujanocit, jeton ne qytetin e Gjilanit. Ndonëse e ka arritur moshën e pensionimit, nuk merr asnjë lloj pensioni sepse nuk ka shtetësi as te Kosovës e as te Serbisë.

“Unë i kam 66 vjet, por dokumente nuk kam momentalisht. S’marr asnjë pension as kurrgjë, se s’kemi dokumente… Duhet të presim edhe pesë vjet e pastaj me u bo diçka. Unë i kam 66 vjet edhe 5 vjet i bëj 71. Deri në atë kohë a jetoj a nuk jetojë”, shprehet për RTV Dukagjinin, Xhemail Ibrahimi.

Nebi Rexhepi, po ashtu qytetar nga Lugina që jeton në Kosovë, thotë se mungesa e dokumenteve po u sjell probleme në marrjen e shërbimeve mjekësore.

“Unë te mjeku veç privat shkoj. Te shërbimet shtetërore nuk shkoj, se aty nuk më kontrollojnë. Shkoj te mjeku privat, ia jap 10 a 15 euro. Sa ta kanë kontrollin paguaj… Në shëndetësinë publike nuk më marrin në dorë se nuk kam nënshtetësi të Kosovës. Na jemi azilant këtu. Kinez jemi këtu. A e din çka janë kinezët?! Të tillë jemi ne të Luginës së Preshevës”, deklaroi Nebi Rexhepi.

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, dite me pare ka deklaruar se Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e “Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës”.

E Enver Haziri, thotë se presin qe problemet e tyre si shqiptarë te zgjidhen nga kjo zyre.

“Unë konsideroj që kjo zyre fillimisht të bëhet në koordinim të plotë me përfaqësuesit institucional të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës dhe të trajtoi çështje me kruciale të cilat janë aktualisht. Unë i bëj apel edhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, që ketë zyre përpos që ta bëj në nivel shumë të lartë politik shefin e kësaj zyre, por edhe stafin mbështetës ta ketë shume profesional sepse problemet janë shumë delikatë dhe të shumta në numër”, deklaroi Enver Haziri.

Në mbledhjen e përbashkët te Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, është nënshkruar marrëveshja për ngritjen e fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration