(Mos)aplikimi i reciprocitetit për tekstet shkollore, Nagip Arifi kërkon masa ndaj Serbisë
Lokale

(Mos)aplikimi i reciprocitetit për tekstet shkollore, Nagip Arifi kërkon masa ndaj Serbisë

15.Mar.2016 13:42
0
Derisa zyrtarët kosovarë kanë bërë të ditur se kanë vendosur masat e reciprocitetit në hyrjen e teksteve shkollore serbe në Kosovë, si përgjigje ndaj asaj që tekstet shkollore kosovare nuk iu janë dërguar fëmijëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, përgjegjësit për arsim në gjuhën serbe në Kosovë thonë që deri më tani nuk ka pasur asnjë problem me furnizimin me tekstet shkollore nga Serbia, ka njoftuar radio Evropa e Lirë (REL).

Në anën tjetër, në Bujanoc thonë që mënyra e zhvillimit të mësimit paraqet cenim të drejtave të njeriut.

“Ministria e arsimit të Kosovës është e vendosur në reciprocitet dhe kërkon nga agjencitë, doganat dhe policia që të ndalojnë hyrjen e çfarëdo teksti shkollor në Kosovë, derisa tekstet tona të mos arrijnë në destinacionin e planifikuar”, ka thënë për REL, ministri kosovar i arsimit, Arsim Bajrami.

Nga Doganat e Kosovës thonë që kjo kërkesë e ministrisë është respektuar.

Zëdhënësi i doganave, Adriatik Stavileci, në një deklaratë për REL ka thënë që nga marrja e vendimit dogana ka parandaluar hyrjen teksteve shkollore serbe në Kosovë.

“Me siguri mund t’ju them se në depon e doganës në Mitrovicë tanimë gjendet një sasi e teksteve shkollore nga Serbia, që nuk është lejuar të hyjnë në Kosovë”, ka thënë Stavileci.

Por, kryeshefi rajonal i ministrisë serbe të arsimit në Kosovë, Predrag Stojçetoviq, në një prononcim për REL ka thënë se deri më tani nuk ka pasur asnjë problem lidhur me furnizimin me tekste shkollore nga Serbia.

“Deri më tani nuk ka pasur asnjë problem, krejt ka shkuar normalisht. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë problem në furnizim. Natyrisht, sipas procedurës. Unë nuk e di çfarë janë marrëveshjet, për mua është e rëndësishme që ato tekste kanë ardhur me kohë deri tek nxënësit”, ka thënë Stojçetoviq.

Megjithatë, ai thekson se vetëm gjatë muajit të fundit është parandaluar hyrja e teksteve shkollore promovuese për vitin e ardhshëm shkollor, të cilët është dashur t’i kontrollojnë shkollat dhe prindërit.

“Këto komplete janë marrë në vendkalim, gjegjësisht gjenden në terminalin e Mitrovicës së Kosovës. Nuk kemi arritur t’i marrim, me të vërtetë nuk e di cila është arsyeja”, ka shtuar Stojçetoviq.

Përndryshe, ligjet në Kosovë nuk lejojnë që në shkolla ku mësohet në gjuhën serbe të punohet me plan dh program të Republikës së Serbisë.

Sa i përket fëmijëve shqiptarë në Luginën e Preshevës, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë për REL se mënyra se si mësojnë nxënësit në Preshevë dhe Bujanoc paraqet thyerje të të drejtave elementare të njeriut.

“Nxënësit e shkollave fillore nuk kanë tekste shkollore, e për shkollarët e mesëm as të mos flasim. Profesorët ligjërojnë si në shekullin 19. Ata ligjërojnë, nxënësit marrin shënime. Tekste ende nuk ka. Edhe një herë kisha apeluar që nëse qeveria e Kosovës ka marr vendim mbi reciprocitetin, atëherë le të zbatojë atë. Vetëm në këtë mënyrë Serbia mund të njoh të drejtat e pakicave”, ka përfunduar Arifi./REL/

Piktorja nga Presheva gëzon fëmijët sirianë me punimet e saj
Zgjedhjet parlamentare, pjesëmarrja e Luginës dhe Bashkimi Evropian (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration