Mitroviq: Stojança po punon për shqiptarët!   Arsiq: Mitroviq po përçan votat e serbëve
Lokale

Mitroviq: Stojança po punon për shqiptarët! Arsiq: Mitroviq po përçan votat e serbëve

26.Feb.2016 14:09
0
Me mosardhjen në takimin e djeshëm rreth listës së përbashkët, Stojança Arsiq ka treguar se në të vërtetë po punon për shqiptarët, respektivisht për kryetarin Nagip Arifin, i cili po frikësohet nga lista e përbashkët serbe për zgjedhjet lokale, ka thënë për portalin Bujanovaçke, Nenad Mitroviq, deputet dhe kryetar i SNS-së në Bujanoc, transmeton Titulli.com.

E për kë po punon Mitroviqi?, ka pyetur Arsiq, duke shtuar “Mitroviq është ai që po përçan votat serbe”.

Nëse përparimtarët mbesin me qëndrimin që grupit tim të qytetarëve t’i japin vetëm dy vende në mesin e 15 vendeve të para në listë, atëherë nuk kemi për çfarë të bisedojmë, ka thënë Stojança Arsiq për portalin Bujanovaçke.

Përveç tij, në takimin e mbajtur në zyrat e SNS-së nuk kanë marrë pjesë as përfaqësuesit e SDS-së dhe SPS-së, Boban Pavloviq dhe Bozhidar Angjelkoviq.

Arsiq thotë se me këta dy nuk ka asnjë marrëveshje rreth daljes së përbashkët në zgjedhje.

Ngadalë, ka kohë, ende nuk janë shpallur zgjedhjet. Nëse mbetet oferta e SNS-së, unë dal me listën time, e kush do të jetë me mua, nuk e di në këtë moment, thotë Arsiq, aktualisht zëvendës i kryetarit të komunës.

Në anën tjetër Mitroviq thotë që nuk më asnjë obligim ndaj askujt.

Arsiq dhe përfaqësuesit e SPS-së dhe SDS-së  kanë thënë se nuk janë të kënaqur, por nuk kanë dhënë asnjë propozim. Lista që kemi propozuar është preliminare dhe ka pasur vend për ndryshime. Mirëpo, tani është e qartë që ata nuk dëshirojnë të vijnë me ne dhe sipas meje këto bisedime kanë përfunduar, ka theksuar Mitroviq.

Ai thotë që Partia Demokratike e Arifit ka mbetur ne opozitë pas zgjedhjeve lokale në Medvegjë në fund të vitit të kaluar, kur shumica e partive serbe dolën në listën që e ka udhëhequr SNS.

Arifi po frikësohet nga skenari i njëjtë edhe në Bujanoc dhe për këtë arsye po përçan votat serbe, ka përfunduar Mitroviq./Titulli.com/

Bulatoviq: Shqiptarët duhet të integrohen në inspektoratet republikane (Video/Foto)
Ekspozitë "Muzeu Damastion" në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration