“Mirupafshim  opozitë”, LPD gati për qeverisje
Lokale

“Mirupafshim opozitë”, LPD gati për qeverisje

29.Apr.2013 18:28
0
rotacioni-politikLëvizja e Progresit Demokratik (LPD) është duke i numëruar ditët për të hyrë në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Nagip Arifit. Mbledhjet janë mbajtur, konsultimet kanë mbaruar, dokumenti është bërë gati, vetëm pritet nënshkrimi dhe zyrtarizmi i koalicionit të ri në Komunën e Bujanocit. Pas muaj bisedimesh LPD ka ndryshuar mendim rreth Partisë Demokratike (PD), dhe tani do të ndajë pushtetin me partinë më të madhe në Komunë të Bujanocit. Sipas marrëveshjes e cila pritet të nënshkruhet LPD do të udhëheqë me disa ndërmarrje publike, kryeshefë të departamenteve dhe kryetarin e Kuvendit. Dokumenti i përgatitur për nënshkrim në të cilin ka pasur qasje gazetari i Titullit, Partia Demokratike, partnerit të ri në koalicion do t’i japë këto poste: Kryetarin e Kuvendit, dy anëtarë në Këshillin Komunal, postin e kryeshefit të Inspektimit si dhe të Administratës Lokale Tatimore. Nga ndërmarrjet publike LPD do të drejtojë Shtëpinë e Kulturës, Organizatën Turistike si dhe Qendrën për Punë Sociale. Nga ana tjetër Partia Demokratike do të vazhdojë të mbajë postin e kryetarit të Komunës, sekretarit të Kuvendit, 5 anëtarë në Këshillin Komunal, ndihmës kryetarin, kryeshefin e Administratës  Komunale, kryeshefin e Administratës së Përgjithshme, kryeshefin e Departamentit për Veprimtari shoqërore si dhe atë të Departamentit të Urbanizmit. Ndërmarrjet publike me të cilat do të udhëheqin të përzgjedhurit e PD-së janë: Drejtorati për Ndërtim, Komunalia, RTV Bujanoci dhe Barnatorja e qytetit. Partia Demokratike në Kuvendin Komunal ka 12 këshilltarë, ndërsa Lëvizja e Progresit Demokratik 6. Me hyrjen në koalicion të LPD-së në opozitë do të mbesin 12 këshilltarë , 8 të PVD-së, 3 të UDSH-së dhe një nga Partia Demokratike Shqiptare./Titulli.com/
Bujanoci fillon përgatitjet për panair
"Tash Kosova mund të bëjë më shumë për Luginën"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration