Mirësevini n'shpi: 1 Gushti, dita e diasporës në Bujanoc
Komuna e Bujanocit ka njoftuar se nga viti i kaluar ka shpallur 1 Gushtin si Ditë të Diasporës dhe ka planifikuar aktivitete të shumta për bashkëqytetarët tonë që jetojnë në diasporë.Qytetarë të nderuar,
Diaspora jonë është njëra prej shtyllave kryesore e cila e bënë më të lehtë funksionimin tonë të përditshëm, ndihmon zhvillimin dhe mbanë gjallë shpresën.
Komuna e Bujanocit nga viti kaluar ka shpallur 1 Gushtin si Ditë të Diasporës, ndërsa këtë vitë edhe ka përfshirë në Buxhetin e saj për vitin e 2018 organizimin e kësaj ngjarje me rëndësi të madhe për ne.
Diaspora jonë ka bërë shumë, bashkë mund të bëjmë edhe më shumë.
Prandaj, Komuna e Bujanocit, nën patronatin e Kryetarit të komunës, këtë vitë do të organizoj aktivitete të shumta për bashkëqytetarët tonë.
#Mirësevini n'shpi.