Ministrja e Bujqësisë të mërkurën në Preshevë
Lokale

Ministrja e Bujqësisë të mërkurën në Preshevë

14.Apr.2015 20:43
0
Snezhana Bogosavljeviq Boshkoviq, Ministre e Bujqësisë në Qeverinë e Serbisë, të mërkurën, 15 prill, do të qëndrojë në Komunë të Preshevës.

Bogosavljeviq, në shoqëri të kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, do të vizitojnë këtë rajon me ç’rast do të takohen me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në zyrën e tij.

Një takim të përbashkët në hapësirat e Trupit Koordinues në Preshevë, delegacioni nga Beogradi do ta realizojë edhe me kryetarët e Bujanocit, Medvegjës dhe Preshevës, Nagip Arifin, Dragisha Petroviq,  Ragmi Mustafa,  deputetët popullor Riza Halimi e Shaip Kamberi, shefin e administratës së rrethit të Pçinjës-Sllavisha Bullatoviq si dhe përfaqësuesit e administratës komunale përgjegjës për bujqësi.

Ministrja Snezhana Bogosavljeviq Boshkoviq me bashkëpunëtorë, në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” do të takoj edhe bujqit nga komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ndërsa do të vizitojë edhe qumështoren “Fontana” në Bukuroc. /Titulli.com/

Medvegja futet në masa të përkohshme, e presin zgjedhjet lokale
Bujanocasja e aksidentuar po trajtohet në QKUK
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration