Bujanocasja e aksidentuar po trajtohet në QKUK
Lokale

Bujanocasja e aksidentuar po trajtohet në QKUK

14.Apr.2015 23:03
0
Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit, ka bërë me dije për një aksident trafiku, ku nga hetimet e para mësohet se Vetura e tipit Alfa Rome me targa 06, drejtues R. B. Fshati Rogoqicë e Kamenicës, rreth orës 14:20, duke lëvizur nga Fshati Novosellë ne drejtim të Rogoqicês, nga mos përshtatja e shpejtësisë në vendbanim, humb kontrollin mbi automjet dhe fillimisht e godet shtyllën e rrymës elektrike dhe me pas këmbësoren ku i shkakton lëndime të rënda.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë për 2LONLINE se viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe me pas në QKUK në Prishtinë.

“Ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar ndaljen e vozitësit. Rasti po hetohet nga trafiku rajonal nga Gjilani”, ka bërë të ditur zëdhënësi Hashani. Jozyrtarisht mësohet se vajza e lënduar është nga Bujanoci. /Titulli.com/

Ministrja e Bujqësisë të mërkurën në Preshevë
Taipi si Zidane, "˜trullos' kundërshtarët (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration