Ministrit Shala nuk i lejohet ta vizitojë Preshevën
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit i Republikë së Kosovës, Kujtim Shala, nuk është lejuar ta vizitoj Serbinë.Burime të Magazina.al, bëjnë të ditur se ministri Shala kishte planifikuar për sot një vizitë në Preshevë, por kjo nuk i është lejuar nga autoritetet serbe.
Sipas të njejtit burim, Shala në kufi nuk është lejuar të hyjë në Serbi nga ana e policisë kufitare serbe dhe pas kësaj ai është kthyer në Prishtinë.