Ministria e Shëndetësisë  do të financojë specializimin e kandidatëve nga Lugina e Preshevës
Lokale

Ministria e Shëndetësisë do të financojë specializimin e kandidatëve nga Lugina e Preshevës

05.Aug.2020 12:30
0

Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina e Preshevës, këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai ka thënë se qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik në Kosovë. 

“Mbështetja për bashkëqytetarët tanë në Luginën e Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë! Në kuadër të kësaj mbështetjeje, qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik. Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit! Përfaqësuesit e Luginës, i sigurova që kujdesi dhe mbështetja ime për bashkëqytetarët tanë atje, do të vazhdojë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Haziri për Luginën e Preshëves: Mëkat që janë jashtë Kosovës, koha që të vijnë gjërat në vend
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration