Ministria e kulturës në Beograd ndan projekte për dy organizata në Bujanoc
Ministria e Kulturës dhe Informimit të Serbisë ka ndarë 3 projekte për fushën e kulturës për programet dedikuar pakicës shqiptare, shkruan Titulli.com.Në bazë të konkursit për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e kulturës për pakicat nacionale, kanë përfituar organizata “Perspektiva” në Bujanoc 200 mijë dinarë, Qendra për Demokraci dhe Edukim “Lugina” 120 mijë dinarë dhe Klubi i kulturës e ansambli në Beograd 120 mijë dinarë.
Për të njëjtin konkurs janë ndarë 15.640 mijë dinarë për gjitha projektet edhe në gjuhët tjera të pakicave në Serbi./Titulli.com/