Ministria e Jashtme e Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e Kamberit në krye të komunës së Bujanocit
Me rastin e zgjedhjes për kryetar të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka marrë telegram urimi nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë dhe nga Ambasadori shqiptar në Beograd, Ilir Boçka.“Tani që gjithçka është bërë zyrtare dhe publike , dëshirojë që t'ju uroj përzemërsisht për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 24 prillit 2016 nga Partia për Veprim Demokratik si dhe për zgjedhjen tuaj në krye të Komunës së Bujanocit. Më shumë se kaq jam i impresionuar nga fryma demokratike dhe qytetare që karakterizoi veprimin tuaj gjatë fushatës zgjedhore në ditën e votimeve si dhe në periudhën e administrimit të rezultatit”, thuhet në telegram urimin dërguar Kamberit.
Në telegram më tej thuhet se më e vështira tani fillon sepse duhen përmbushur objektivat e parashtruara përpara elektoratit si dhe realizimi i ndryshimeve që shkojnë në të mirën e qytetarëve të komunës se Bujanocit.
“Jam i bindur në suksesin e misionit tuaj , sepse të njoh aftësitë drejtuese e menaxheriale , frymën tolerante e qytetare në trajtimin e të gjithë bashkëqytetarëve”,thuhet mes tjerash në telegramin e dërguar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqiperisë dhe nga Ambasadori shqiptar në Beograd./Titulli.com/