Ministri i Rinisë dhe Sportit, Vanja Udoviçiq qëndroi në Bujanoc
Ministri i Rinisë dhe Sportit pranë Qeverisë së Republikës së Serbisë, Vanja Udoviçiq ka qëndruar në komunën e Bujanocit.
Udoviçiq fillimisht u ndal në shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc, ku u prit nga kryetari i komunës Nagip Arifi dhe drejtori i kësaj shkolle Zejni Fejzullahu me bashkëpunëtorë.
Me këtë rast, drejtori Fejzullahu e njoftoi ministrin me historikun e kësaj shkolle, ndërkaq minsitri përveç që shprehu mirënjohje për pritjen, dhuroi edhe disa pajisje për sallën e edukatës fizike.
Ministri Udoviçiq ka vazhduar vizitën e tij në shkollën fillore "Branko Radiçeviq" dhe qendrën sportive "Rinia" në Bujanoc.