 
		                            		                            		                            
		                        Ministri i Punëve të Brendshme nesër në Preshevë
Nebojsha Stefanonoviq, Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, të mërkurën do të qëndrojë në Preshevë ku do të bëjë hapjen e lokaleve të reja të Stacionit Policor në këtë qytet.Siç është njoftuar portali informativ Titulli.com, ministri Stefanoviq së bashku me drejtorin e policisë Millorad Veljoviq, shefin e Administratës së Policisë në Vranjë Sllagjan Vesellinoviq, do të ndajnë mirënjohje për kontributin e dhënë rreth adaptimit të stacioneve policore në Preshevë dhe Bosilegrad.
Hapsirat e reja të Stacionit Policor në Preshevë janë në rrugën “Salvadore Alende”./Titulli.coom/

 
                                 
                     
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                            