Ministri i arsimit Sharçeviq: Provimet e maturës në mesin e muajit qershor
Lokale

Ministri i arsimit Sharçeviq: Provimet e maturës në mesin e muajit qershor

29.Apr.2020 10:45
0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Mladen Sharçeviq tha se provimet pranuese për fakultetet janë caktuar për 22 qershor ndërsa  maturantët e shkollave të mesme u kërkohet të mbrojnë temat e tyre të diplomimit në mes të muajit qershor, transmeton Titulli.com.

Ministri vlerësoi se sistemi arsimor ishte i gatshëm për kthimin e fëmijëve në shkolla por theksoi se gatishmëria e prindërve ishte thelbësore.

Sipas tij maturantët e shkollave fillore do të kenë të gjitha modelet që ishin në maturat e mëparshme.

“Modelet e maturave do të jenë të ngjashme, në testet provuese të gjitha pyetjet në teste ishin të mbyllura me qëllim që t’i lehtësojmë ato. Në fillim të qershorit do t'i ftojmë ata të shohin se si plotësohen format, si duken pyetjet e hapura" , u shpreh ministri Sharçeviq për B92, transmeton Titulli.com.

Ai theksoi se ka  nevojë të përfshihen pjesë të caktuara të sistemit arsimor në procesin e punës për shkak të prindërve të fëmijëve të cilët duhet të punojnë./Titulli.com/

Kurti thotë: Thaçi dhe Vuçiç kanë ujdinë e brendshme për shkëmbim territorial
Kamberi: Transferi prej 200 mijë euro i Kosovës direkt në llogarinë e komunës së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration