Ministri Hoxhaj takoi kryetarin e Preshevës, interesim për bashkëpunim më të madh ndër-institucional
Lokale

Ministri Hoxhaj takoi kryetarin e Preshevës, interesim për bashkëpunim më të madh ndër-institucional

21.Nov.2016 19:21
0
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, të cilit i shprehu mirëseardhje dhe suksese në punën e tij.

Ministri Hoxhaj shprehu gatishmërinë për intensifikimin e kontakteve dhe për bashkëpunim më të madh ndër-institucional, duke shtuar se qytetarët e Luginës së Preshevës kanë mbështetjen e institucioneve të Kosovës për garantimin e të drejtave të tyre në Preshevë.
 
U bisedua edhe për projekte dhe aktivitete konkrete që mund të realizohen dhe që do të kishin ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Preshevës.
 
“Biseduam për ide projektesh dhe aktivitete konkrete të cilat mund t’i realizojmë së bashku. Realizimi i tyre do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Preshevës”, deklaroi Hoxhaj. 
 
Të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e kontakteve dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe komunës së Preshevës për aktivitetet dhe projektet e ardhshme të përbashkëta./ministriajashtmekosoves/

Bujanoc: Promovohet libri i monografisë "Bekim Fehmiu "“ Odiseu i Kosovës" (video)
Ana Brnabiq ministre në Qeverinë e Serbisë takon Shaip Kamberin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration