Ministri Cakaj takon studentët e Luginës në Tiranë
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashte të Shqipërisë, Gent Cakaj ka takuar disa studentë shqiptarë të Luginës që studiojnë në Shqipëri dhe ka paralajmëruar se do të vijnë edhe masa të tjera mbështetëse së shpejt.
Ky është postimi i tij i plotë në facebook:
Kënaqësi e veçantë takimi me studentët e Luginës së Preshevës që studiojnë në Shqipëri!
Mbështetja e Shqipërisë është e një rëndësie të patjetërsueshme për ngritjen shoqërore dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo kauzë na detyron të gjithëve!
Biseduam, mes tjerash, për përgatitjet që po bëjmë për të filluar me projektin e trajnimit të mësuesve shqiptarë dhe plotësimin me tituj bashkëkohorë e shkencorë të librarive të Luginës së Preshevës!
Edhe me masa të tjera mbështetëse së shpejt