Ministri Abelard Tahiri propozon ndarjen e 40 mijë eurove për një shkollë në Bujanoc
Lokale

Ministri Abelard Tahiri propozon ndarjen e 40 mijë eurove për një shkollë në Bujanoc

20.Oct.2017 14:14
0
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar se do t'i kërkojë Qeverisë së Kosovës ndarjen e 40 mijë eurove për renovimin e një shkolle në Bujanoc, pasi, gjatë vizitës së tij dy ditë më parë atje, i ishte shprehur shqetësimi për kushtet e rënda të nxënësve.

Tahiri ka shkruar në profilin e tij në Facebook se do të propozojë që këto mjete të merren nga Ministria e Drejtësisë, të cilën e udhëheq ai.

“Sot do t’i kërkoj Qeverisë së Republikës së Kosovës ndarjen e 40 mijë eurove për renovimin e një shkolle në Bujanoc, me propozimin që këto mjete të sigurohen nga buxheti i ministrisë që drejtoj unë. Nxënësit e kësaj shkolle e kanë të domosdoshëm përmirësimin e kushteve dhe ky ishte një shqetësim që dëgjova nga Kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, gjatë vizitës që pata dy ditë më parë atje”, ka shkruar Ministri Tahiri.

Ai, po ashtu, ka thënë se Lugina e Preshevës ka nevojë për përkrahjen e institucioneve kosovare dhe përkushtimi duhet të rritet.

Kamberi e Arifi pjesëmarrës në takimin "Miqtë e Jugut" në Beograd
Qeveria e Kosovës ndanë 40 mijë euro për Luginën e Preshevës!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration