Ministrat e Kosovës priten nga Nagip Arifi në Partinë Demokratike në Bujanoc (foto)
Kryetari i PD-së Nagip Arifi priti një delegacion nga Qeveria e Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrat Selim Selimi - Ministër i Drejtësisë dhe znj.Meliza Haradinaj-Stublla - Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Në fjalën e tij, Selimi uroi Arifin për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale në Bujanoc, si dhe angazhimin e tij për krijimin e një koalicioni gjithë shqiptar në Bujanoc. Ministri i Drejtësisë cilësoi lidershipin e Arifit si shumë inspirues për angazhimin e tij për bashkimin e shqiptarëve edhe jashtë komunës së Bujanocit.
Nga ana tjetër, znj.Haradinaj-Stublla duke folur për problemet e pasivizimit të adresave dhe mungesën e kujdesit shëndetësor nga ana e Qeverisë së Serbisë, tha që keni dhënë shembullin më të mirë që përmes bashkimit të forconi pozicionin tuaj.
Arifi sqaroi problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët, dhe shfaqi edhe një herë interesimin për angazhimin e tij për një marrëveshje gjithë shqiptare duke mos harruar kontributin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës në këtë drejtim.
Kreu i PD-së theksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe ndihmës nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe falemnderoi edhe qeveritë e kaluara për ndihmën e tyre.
Në fund të takimit, ministrat Selimi dhe Haradinaj-Stublla u zotuan se do t'ju dalin në ndihmë qytetarëve të Luginës së Preshevës sa herë që të jetë nevoja me projekte konkrete.
(Kjo përmbatje e publikuar në Facebook nga Partia Demokratika)