Mijëra shqiptarë të shpërngulur nga Lugina e Preshevës, apel qeverive shqiptare
Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe subjektet politike në Luginën e Preshevës, duhet urgjentisht të zgjidhin çështjen e të drejtave të shqiptarëve në atë pjesë, por gjithashtu duhet të ndahet një fond prej 10 milionë eurosh për investime atje.Kështu u tha në tribunën e organizuat nga klubi “Trojet” me rastin e 23 qershorit të vitit 1999, ditën e të dëbuarve dhe të zhvendosurve nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva.
Qëllimi kësaj tribune ishte trajtimi i dëbimit të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, parandalimi i kësaj dukurie dhe adresimi i këtyre problemeve tek institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë.
Ish-kryetari i klubit “Trojet”, Ismail Muharremi tha, transmeton kp, se si pasojë e përndjekjeve të shqiptarëve nga komuna e Medvegjes në periudhën 1999 nga gjithsejtë 905 familje me 4 mijë e 477 banor sa ishin në fund të vitit 1998, mbeten 164 familje me 486 veta. Sipas tij, tani kjo gjendje është e rëndë me më pak se 100 familje dhe nën 500 banorë shqiptarë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Raif Qela duke komentuar gjendjen e rëndë në Luginën Preshevës, tha se shqiptarët e dëbuar duhet të bëjnë më shumë presion ndaj institucioneve të Kosovës që të marrin me seriozitet këtë problem. Sipas tij, këto institucione duhet marrin parasysh kërkesat e shqiptarëve, ashtu sikur po merren parasysh kërkesat e qeverisë serbe për qytetarët serb në Kosovë.
Veprimtari në Luginë të Preshevës, Refik Hasani tha se 23 qershori do të kujtohet si një ditë e kobshme për gjithë historinë e asaj ane. Sipas tij, nga 23 qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë vendosur në komunën e Gjilanit rreth 12 mijë banorë shqiptarë.
Në këtë tribunë dolën konkluzionet se partitë politike në Luginë, Prishtina zyrtare dhe autoritetet e Shqipërisë duhet me ngulm të zgjidhen problemet e kësaj ane, duke i lënë anash përçarjet e partive në Luginë.
Ja dhe Konkluzione dhe rekomandime nga tribuna 23 qershor 2016,organizuar nga Klubi ,,TROJET’’
Konkluzion për Qeverinë e Republikës së Kosovës
– Duk u iniciuar të njoftohet,sensibilizohet çështja e të dëbuarve që nga viti 1990 e veçmas pas qershorit 1999,
– Të regjistrohen kjo kategori që janë me banim në Kosovë me një rubrikë të veçantë duke u evidentuar saktë të gjithë të zhvendosurit dhe shpërngulurit shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva dhe shqiptarë të tjerë nga qytete tjera të Republikës së Serbisë,
– Hartimi i projekteve konkrete për këtë çështje që jetojnë aktualisht në Republikën e Kosovës, – Ngritja e një komisioni që do të përbëhej nga tri komuna, Qeveria e Serbisë dhe instanca tjerë të BE-së që do të evidentonte gjendjen sociale të tyre,
– Njohja dhe pranimi i statusit të refugjatit me qëndrim të përkohshëm për shqiptarët e tri komunave, – Evidentimi i kësaj kategori sa prej tyre nuk posedojnë as dokumente të Serbisë dhe të Kosovës apo sa prej tyre posedojnë vetëm njërën parë të dokumenteve. Për Qeverinë e Republikës së Serbisë – Që të pranohet zyrtarisht nga Parlamenti,Qeveria e Republikës së Serbisë se ka të dëbuar, zhvendosur shqiptarë jo vetëm të tri komunave por edhe nga pjesë tjera të Serbisë,
– Krijimi i mundësive për riintegrim të kësaj kategorie,
– Organizimi i në konference të donatorëve për riintegrim të kësaj kategorie,
– Caktimi i një shumë të caktuar të hollave për të gjitha ata që dëshirojnë të kthehen,
– Krijimi i një Komisioni nga Parlamenti i Kosovës që do të trajtonte këtë çështje shumë seriozisht dhe në mëryrë institucionale. Për faktorin Ndërkombëtar
– Që të bëjnë presion ndaj Qeverisë së Serbisë që nëse dëshirojnë të anëtarësohen në instanca të BE-ës të plotësohen edhe disa parakushte për të dëbuarit që të pranojn zyrtarisht,
– Të iniciojnë,të mbështesin dhe monitorojnë që të regjistrohen dhe evidentohen saktë të gjithë kjo kategori pavarësisht ku gjinden me banim të përkohshëm Për partitë politike dhe institucionet të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës – Këshilltarët Komunal Shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës do të duhej ftuar një takim të përbashkët dhe pranohet edhe zyrtarisht këtë kategori, – Kryetarët e Komunave, Kryesuesit e Kuvendeve dhe
– Këshilli Nacional t’u rekomandojnë Parlamentit të Serbisë duke e njoftuar Prishtinën,Tiranën dhe BE-në,
– Në regjistrimin që nuk u pranua të mbahet edhe me një rubrikë të veçantë për këtë kategori – Të tri Komunat të ngrisin me nga një pikë të veçantë të rendit të punës këtë çështje ,
– Të tri Komunat të formojnë Drejtori apo një trupë,komision të përhershëm për të dëbuarit,zhvendosurit dhe shpërngulurit