Kapet grupa e organizuar e dilerave të marihuanës, dy të arrestuar nga Tërnoci
Pjestarët e policisë dhe shërbimi për luftën kundër krimit të organizuar në bashkëpunim me gjyqin për krim të organizuar në vazhdimësinë e operacionit "Therra" kanë ndaluar zinxhirin e kontrabandimit të marihuanës dhe kanë konfiskuar 16 kilogramë marihuanë duke arrestuar grupën prej 6 antarëve, njofton policia.Të arrestuarit sipas noftimit të policisë janë A.N. (1971) nga Tërrnoci i Madh, V.A (1968) nga Tërrnoci i Madh, A.A (1972) nga Subotica, B.L (1968) nga Subotica, J.J (1988) nga Knjazhevci dhe S.B (1969) nga Subotica.
Kjo grupë akuzohet për kontrabandim të marihuanës nga janari i vitit 2016 deri me 22 qershor nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës.
Policia të dyshuarit i ka gjetur gjatë shitblerjes rreth 6 kilogram marihuanë në vikendicën në rrethinën e Suboticës, ndërsa me kotrollimin e shtëpisë së S.B kanë gjetur edhe 8 kilogram të tjera të kësaj droge.
Në periudhën e kaluar nga kjo grupë e organizuar janë konfiskuar edhe dy herë nga një kilogram të marihuanës, ndërsa vlera e drogës së gjetur në tregun ilegal kap shifrën prej 20.000 euro.
Gjatë tërë operacionit “Therra” janë konfiskuar 29 kilogram drogë ku janë arrestuar edhe 2 të dyshuar në qytetin e Beogradit.