Mijëra emigrantë kanë arritur në Preshevë, mijëra po presin (Video)
Lokale

Mijëra emigrantë kanë arritur në Preshevë, mijëra po presin (Video)

23.Aug.2015 11:27
0
Një grup me rreth 2.000 emigrantësh gjatë natës kanë mbërri në Preshevë duke kaluar përmes Miratocës. 5.000 njerëz dhe 50 autobusë mbrëmë janë nisur në drejtim të Serbisë. 3.000 po presin për transport.

Para Qendrës për pranim në Preshevë është formuar kolonë prej më shumë se gjysmë kilometri.

Siç i është thënë korrespodenti të agjencisë Tanjug, bëhet fjalë për një grup prej rreth 2.000 njerëzve të cilët gjatë ditës së djeshme depërtuan në kordonin e policisë maqedonase duke kaluar kufirin në mes të Greqisë dhe Maqedonisë, transmeton Titulli.com.

Refugjatët kanë thënë se në Serbi kanë hyrë pa probleme, duke mos pas asnjë problem me policinë. 

Rreshti i pritjeve para Qendrës pranuese në Preshevë është jashtëzakonisht i madh, Kryqi i Kuq, UNHCR dhe Komisariati për refugjatë ndajnë ushqim, ujë dhe kujdesen për higjienën e emigrantëve të cilët kanë mbërri në Preshevë. 

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Bratisllav Gashiq, sot po qëndron në kalimin kufitar në Preshevë dhe në Qendrën për pranim të emigrantëve në këtë qytet. 

Gazetari i agjencisë serbe ka raportuar se nga ora 19h deri në mesnatë, më shumë se 50 autobusë përplot me emigrantë kanë lëshuar pikën kufitare në Gjevgjeli, në kufirin Maqedoni-Greqi, dhe janë drejtuar drejt kufirit Maqedoni-Serbi, respektivisht Tabanoc-Preshevë.

Siç i ka thënë Tanjugut Jasmin Rexhepi nga organizata joqeveritare “Legis”, njësia speciale e policisë së Maqedonisë, me ndihmën e policisë lokale, ka organizuar transportimin e të gjithë emigrantëve të cilët të shtunën kanë qëndruar në kufirin me Maqedonin, në Gjevgjeli. 

Nga Presheva, disa autobusë në mënyrë të organizuar, do të dërgojnë emigrantët deri në Beograd. /Titulli.com/

VIDEO

42 kandidatë për gjashtë asistentë në shkollat e Luginës
Fabrika e Mobiljeve "Omorika" nga Bujanoci, prodhimet i plasonte edhe në Zvicër e Gjermani (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration