Lokale
“Mësues, urime 7 marsin, misionin tuaj fisnik”
Kryeshefi i drejtoratit për veprimtari shoqërore dhe çështje publike i Komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti, ka uruar mësimdhënësit me rastin e ditës së mësuesit, 7 marsit.
Në telegram urimi, ndër të tjera Pajaziti shkruan se mësuesit shqiptarë bartin një mision fisnik dhe të pazëvendësueshëm.
“Në këtë ditë të shënuar për ju dhe për të gjithë kombin, ju shprehi urimet më të sinqerta për misionin tuaj fisnik dhe të pazëvendësueshëm”.
Sipas kryeshefit, kjo ditë nuk shënon vetëm fillimin e mësimit të shkronjave shqipe, por mbi të gjitha simbolizon devotshmërinë, përkushtimin dhe sakrificën e mësimdhënësve shqiptarë.
“Falë angazhimit dhe përkushtimit tuaj ne sot mburremi me të kaluarën dhe të sotmen, si dhe ecim të sigurt drejt së ardhmes. Nëse para 126 viteve, më 7 mars, u hap mësonjëtorja e parë shqipe, ju mësues të nderuar, me përkushtim dhe dinjitet, e vazhduat rrugën e dijes duke e përhapur atë kudo që dëgjohej zëri i shqiptarëve”, shkruan Pajaziti.
Ai thotë se këtë ditë ne kujtojmë me respekt të veçantë për kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë brezave të mësimdhënësve të shkollës shqipe në Luginë, duke e mbajtur ndezur pishtarin e dijes dhe shpresës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!