Mësimi në shkollën e mesme "Sezai Surroi" fillon më 1 shtator, metoda të reja të punës
Lokale

Mësimi në shkollën e mesme "Sezai Surroi" fillon më 1 shtator, metoda të reja të punës

30.Aug.2020 07:39
0

Shkolla e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc  përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në facebook shpjegon për mënyrat se si do të funksionojë mësimi nga data 1 shtator.

Ky është njoftimi zyrtar:

Lajmërim

Të dashur nxënës, të nderuar prindër, po e fillojmë vitin shkollor 2020/21 në kushte jo të zakonshme. Duke patur parasysh ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe personelit të shkollës dhe të gjithë neve, kërkojmë bashkëpunim shumë më të madh se viteve tjera.

Mësimi për nxënësit e shkollës së mesme fillon më 01.09.2020 (e martë). Mësimi mbahet sipas metodës së kombinuar, domethënë në shkollë dhe onlajn (në shtëpi).

Mësimi paradite fillon ora 07:50 për nxënësit e vitit të parë dhe të dytë, ndërsa pasdite prej orës 13:00 për nxënësit e vitit të tretë dhe të katërt.

Paralelja ndahet në dy grupe (për shembull: klasa I1 ka 30 nxënës, grupi i parë duhet të ketë 15 nxënës, ndërsa grupi i dytë gjithashtu 15 nxënës).

Mësimi organizohet në grupe, domethënë në javën e parë në shkollë vie grupi i parë, ndërsa grupi i dytë e mësimin përcjell onlajn.

Javën tjeter, mësimin e përcjell grupi i dytë, ndërsa grupi i parë mësimin e përcjell onlajn, domethënë nga shtëpia.

Kujdestarët duhet të japin informata plotësuese te prindërit, përkatësisht nxënësit, nëse ka paqartësi eventuale.

Nxënësit janë të obliguar të mbajnë maska gjatë qëndrimit në shkollë, pra pa maska nuk lehojet hyrja në shkollë.

Presim lejen nga Ministria e Arsimit për programin e paraparë të punës.

Na priftë e mbara!

Shkolla e mesme "Sezazi Surroi" Bujanoc- Publikimi ne Facebook.

http://www.sezaisurroi.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration