Mësimi fetar sjellë tollovi edhe në Preshevë
Lokale

Mësimi fetar sjellë tollovi edhe në Preshevë

13.Sep.2013 11:51
0
Aktivi drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Preshevës, ka mbajtur takim me udhëheqësit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Preshevës. Pika e vetme që është thirrur kjo mbledhje ishte shqyrtimi i problemit në lidhje me mësimin fetar, pasi çdo vit përcaktohen mësimdhënësit fetar në shkollat e komunës së Preshevës. Ndërsa këtë vit përveç listës që ka ardhur nga KBI të Preshevës me emrat e mësimdhënësve fetar, ka ardhur edhe lista tjetër nga Bashkësia Islame e Serbisë, raporton Titulli. Kryetari aktivit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Preshevës Talat Arifi, konfirmon ardhjen e dy listave me mësimdhënës fetar. Sipas tij KBI në Preshevë më 19.08.2013 në konsultim me pushtetin lokal ka dorëzuar listën në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ku mësohet lënda e mësimit fetar. Por Arifi bënë të ditur se para 3 ditëve ka ardhur edhe një listë tjetër nga Novi Pazari e nënshkruar nga Adem ef. Zulkiq Bashkësia Islame e Serbisë, e cila cakton se kush nga mësimdhënësit duhet të ligjërojë lëndën fetare në shkolla. Pas kësaj tollovie, drejtorët e shkollave morën vendim që të pranohet lista e mësimdhënësve të KBI të Preshevës. Kryetari i KBI të Preshevës Fikret Limani, thotë se drejtorët e pranuan listën e këtij institucioni fetar, kurse së bashku janë pajtuar që ti drejtohen me një dokument të përbashkët ministrisë së arsimit, të nënshkruar nga KBI në Preshevë, aktivi drejtorëve, dhe kryetari komunës së Preshevës. Edhe kryetari aktivit të drejtorëve konfirmon se vendimi është marrë që të pranohet lista e mësimdhënësve e dorëzuar nga ana e KBI të Preshevës. Edhe Arifi thotë se do ti drejtohen me një shkresë të përbashkët edhe ministrisë së arsimit, ku do të kërkojnë të lejojë mësimdhënësit që kanë kualitet dhe e kanë përkrahjen edhe të kësaj treve. Mësimi fetar në komunën e Preshevës realizohet nga viti 2005, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme. Më të filluar lënda e mësimit fetar është përkrahur edhe nga nxënësit e të gjitha shkollave në komunën e Preshevës./Titulli.com/
SHBA pajisë bazën “Jug” në Bujanoc me sistemin “MILES”
Beqiri, Krasniqit: Vetëm Lugina po paguan taksën për të hyrë në Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration