Mesazhe urimi të liderëve dhe organizatave nga Lugina për festën e Bajramit
Lokale

Mesazhe urimi të liderëve dhe organizatave nga Lugina për festën e Bajramit

27.Jul.2014 21:44
0

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, përfaqësues institucional dhe organizata që veprojnë në Luginë i urojnë besimtarët e këtij rajoni dhe më gjerë për këtë festë fetare.

******************************************************************************************************************************************************************************************

Të nderuar qytetarë  musliman të  Luginës së Preshevës, 

Më lejoni që në emër të anëtarëve  të partisë së Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL) dhe në emrin tim personal, tju uroj këtë festë të madhe fetare, Fitër Bajramin  të gjithë juve  dhe muslimaneve kudo që janë, me shpresë dhe dëshirë që në familjet tuaja  së paku për këto ditë feste të mbretroj  paqë, dashuri, begati dhe lumturia.

Në Luginën tonë të dashur dhe të përvuajtur të mbisundoj arsyeja e shëndosh e cila në momentin e tanishëm na është mase e nevojshme, mençuria dhe prosperiteti me të cilat vlera ne shqiptarët do të mundeshim me një angazhim të përbashkët t'i realizonim të drejtat tona legjitime.

Në zemrat tuaja të mbisundoj dashuria e jo urrejtja, paqa e jo dhuna, ndihma e të varfurve e jo vetknaqësia.

Urime pra, Festa e Bekuar e Fitër Bajramit ! 

Preshevë  28.korrik 2014                         KRYETARI I BDL-së: Dr.Skender Destani

******************************************************************************************************************************************************************************************

Urim me rastin e Bajramit

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i drejton urime me rastin e Bajramit të Ramazanit qytetarëve të bashkësisë shqiptare në këto komuna me dëshirën që këtë festë ta shënojnë me shëndet, gëzim dhe paqe me familjen  dhe miqtë.

“Kjo festë le të sjellë gëzim, mirëkuptim i plotësuar me respektim të ndërsjellë dhe tolerancë”, thotë në urimin e tij Zoran Stankoviq.

 

*****************************************************************************************************************************************************************************************

 
Mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit
 
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) përmes këtij mesazhi i uron të gjithë besimtarëve musliman në Luginë të Preshevës dhe më gjerë gëzuar festën e Fitër Bajramit. Kjo ditë paraqet kurorëzimin e një angazhimi të denjë gjatë muajit të Ramazanit, në të cilin përveç aktivitetit personal dhe shpirtëror, besimtarët treguan një nivel të lartë solidariteti me familjet në nevojë të kategorive të ndryshme në Luginë të Preshevës.
 
Përveç angazhimit në adhurim, muaji i Ramazanit dëshmon dhe nivelin e lartë të gatishmërisë për të qenë më të arsyeshëm dhe më solidar me njëri-tjetrin, duke treguar mëshirë dhe respekt.
 
Gjatë muajit të bekuar të Ramazanit QSA realizoi një sërë aktivitetesh, falë kontributit të njerëzve të vullnetit të mirë, pra qytetarëve tanë si këtu ashtu dhe jashtë vendin në diasporë, për të qenë më afër skamnorëve, jetimëve dhe të pastrehëve. Ky kontribut ishte i pashembullt, andaj dhe dëshirojmë të ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë për çdo ndihmë të dhuruar. Me këto angazhime, qytetarët e Luginës dëshmuan dashurinë ndaj vendit të tyre dhe nivelin e lartë të qytetarisë dhe solidaritetit ndër-vëllazëror. Bashkërisht gjithmonë jemi më të fortë dhe ia dalim mbanë.
 
E lusim Zotin Fuqiplotë që t’ua pranojë agjërimin dhe çdo formë tjetër të adhurimit të kryer gjatë Ramazanit, poashtu dhe t’ua shpërblejë çdo kontribut tuajin në ndihmë të njerëzve në nevojë.
 
Me respekt,
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit
Lejlan Sadiku, kryetar 

*******************************************************************************************************************************************************************

Mesazhi përurues i kryetarit të PVD-së dhe deputetit popullorë Riza Halimi për festën e Fitër Bajramit 

Të rrespektuar qytetarë të Luginës së Preshevës, dëshiroj që me rastin e festës së Fitër Bajramit t’ju uroj nga zemra këtë festë të madhëruar tek Zoti i Lavdëruar.                         

Festa e Fitër Bajramit duhet të jetë një shembull i përhershëm për të gjithë Ne se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqë, mirësi, tolerancë dhe dashuri ndërvllazërore. Njëkohësisht uroj që Zoti i Lartësuar t’ua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar dhe gjithashtu t’i shpërblejë me të mirat e Tij të gjithë besimtarët musliman.

Duke e ditur rëndësinë e kësaj festeje për muslimanët e mbarë botës, dëshiroj t’ju uroj të gjitha të mirat, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja dhe qofshin të pranuara të gjitha lutjet dhe të shpërblyera të gjitha sakrificat e muslimanëve nga ana e Zotit të Madhërishëm.

 

                                                            Deputeti popullorë dhe kryetari i PVD-së, Riza Halimi

 

******************************************************************************************************************************************************************

Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar motra dhe vëllezër besimtarë,

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, si muaj i sacrifices për hire të Zotit të Madhërishëm, mëshirës, solidaritetit dhe paqes, mes besimtarëve, ja po vijnë edhe ditët e Fitër Bajramit.

Andaj, marr leje, që në emrin tim personal dhe në emër të gjithë administrates së komunës së Bujanocit t’ua përcjell urimet më të përzemërta lidhur me këtë festë, e cila besoj se do ngjallë gëzime në familjet tuaja.

Uroj që në këtë festë, para së gjithash, t’ia shtrini dorën njëri-tjetrit si kurrë më parë, që të mbretërojë harmonia, dashuria, përkrahja dhe uniteti mes motrave dhe vëllezërve tanë.

Shfaq shpresën tek Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin dhe adhurimet e kryera gjatë Ramazinit, dhe ditët e Bajramit t’i kaloni në atmosferë festive e hareje.

Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju!

Dr.Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit.


****************************************************************************************************************************************************************

Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, iu uron të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit. 

Në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar i pari këtij institucioni theksoi se festa e Bajramit të Madh , le të na shërbejë, në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për fëmijët tanë, familjen si institucion themel i ç’do shoqërie dhe të gjithë qytetarët në përgjithësi.

Fitër Bajrami është porosi e qartë për të gjithë besimtarët, së pas agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët Islam meritojnë të festojnë dhe gëzohen, ngase kanë përmbushur një obligim madhornë fisnikërimin e shpirtit, rritjen e besimit në vlerat më sublime të njeriut - besimin në Krijuesin tonë.

Kjo festë fetare, pas sakrificës së agjërimit të ramazanit, uroj qe tu shërbejë të gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më  human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë bashkë drejt sfidave që kemi përpara.

 

Bujanoc, 27.07.2014                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

 

*****************************************************************************************************************************************************

 

MESAZH URIMI ME RASTIN E FITËR BAJRAMIT 

Mesazhi i Myftiut të Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, drejtuar qytetarëve me rastin e festës së Fitër – Bajramit.

Të nderuar vëllezër e motra!

Të respektuar besimtarë kudo që jeni, 

Kam kënaqësinë që në emër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) dhe në emrin tim personal t’u uroj festën e dashur të Fitër – Bajramit, e cila vjen si dhuratë e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e lutur Allahun xh.sh. që t’na pranoj lutjet dhe agjërimin.

Besimtarët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, përmes lutjeve dhe agjërimit kanë kryer detyrimet që dalin nga Kur’ani, duke, larguar nga zemra e shpirti zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe  përtacinë. 

Besimtari mbi të gjitha e mban premtimin e dhënë Allahut xh.sh. duron vështirësitë dhe sprovat, i përgjigjet atij që është në nevojë, e ndihmon të dobëtin, e mëshiron të voglin, dhe kujdeset për mirësjellje shoqërore, të jenë të dashur mes veti, të jenë një trup dhe shpirt.

Të nderuar e shumë të respektuar besimtarë! 

Të kultivojmë frymën e dashurisë, paqes, tolerancës respektit të ndërsjellë edhe me besimet e tjera, që Lugina e Preshevës të jetë vend i harmonisë, bashkëpunimit të tolerancës e paqes. Islami është fe e cila iu është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, përmes së cilës pasqyrohet në tokë mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit.

Ky është edhe mesazhi universal i cili del nga kuptimi i drejt i agjërimit të muajit të shenjët të Ramazanit, mesazh i cili në vazhdimësi troket në ndërgjegjen e njeriut për ta rizgjuar atë, në mënyrë që bota të përqafoi paqen.

Ndaj edhe me rastin e kësaj feste, të cilës i gëzohet çdo besimtarë, juve të respektuar e të nderuar vëllezër e motra, iu porosisë, që të shtrini dorën e ndihmës te ata të cilat kanë nevojë, të varfrit, jetimët, njerëzit e shtyrë në moshë që kanë mbetur pa përkujdesje, fëmijët e braktisur, njerëzit të cilët nuk kanë kulm mbi kokë.

Ti gëzojmë ata edhe gjatë kësaj feste ashtu siç i gëzuat me ndihmat e juaja edhe gjatë muajit të Ramazanit, ngase kështu na thërret Allahu xh.sh. Me fat festa e Fitër Bajramit! thuhet në mesazhin e urimit të Myftiut nga Lugina e Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi., njofton Qendra për informim pranë BIPBM-së, Bujanoc.

27.07.2014

********************************************************************************************************************************************************

Me rastin e festës së Fiter Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të Kryesisë së Unionit Demokratik Shqiptar dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhen me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, forcimit të zemrave tona drejtë shkallëve më të larta të devotshmërisë.

Dita e festes se Kurban Bajramit eshtë ditë kur dëshmohet sakrifica dhe solidariteti ndaj skamnorëve dhe ndaj njëri tjetrit, prandaj lusim Zotin që për këtë të shpërblejë të gjithë ata që u angazhuan dhe qe me mundin dhe lutjet e tyre gjat ketij muaji te shenjt te Ramazanit percollem mesazhe qe burojne dhe dalin nga zemra e cdo Muslimani.

Deshirojme qe festen Fiter Bajramit ta kaloni ne shenje te solidaritetit,tolerances dhe harmonise vllazerore,urojme qe ne kete dite te festes se Fiter Bajramit te ritheksojme dashurin ndaj familjes,miqve dhe fqinjeve,te respektojm konceptet univerzale per te respektuar dallimet dhe te shtrijne doren e ndihmes dhe humanizmit. 

25.07.2014,                        

Unioni Demokratik Shqiptar  

Kryetar, Rahmi Zylfiu

 

********************************************************************************************************************************************************

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe në emrin tim personal ua uroj të gjithë besimtarëve shqiptar të konfesionit islam festën e Fitër Bajramit me shpresë që këtë festë ta festoni në frymën e tolerancës dhe të qetësisë shpirtërore, duke u dalur në ndihmë edhe familjeve në nevojë që edhe ata t’i gëzohen kësaj feste të madhe. Gëzuar !... 

Bilall Maliqi, kryetar

*********************************************************************************************************************************************************

Ramazani, një muaj me sfida të mëdha, agjërim, adhurime vullnetare e vepra të mira me qëllim të mposhtjes së nefsit e mbështetjes së parimeve Hyjnore erdhi drejt fundit të tij me një dhuratë superiore.

Festa e Bajramit është një periudhë ku njeriu ballafaqohet me vlerat më sublime në shoqëri, prandaj kjo periudhë të shërbejë si një kohë reflektimi mbi vetet tona e të jetë koha e urimit, bashkimit, vëllazërimit dhe solidarizimit mes njëri tjetrit duke sjellë në familjet dhe shoqërinë tonë një frymë dhe model me parime e vlera.

Shkëmbe vizita, uro festën, jep dhurata, fal dashuri!

Gëzuar Fitër Bajramin!

Mr.Nexhmedin Ademi

Drejtor i Shoqatës Kulturore DITURIA

*********************************************************************************************************************************************************

Në emrin e Universiteti Internacional dega në Preshevë, në emër të drejtorit gjenera Myftiut Muamer Zurkoliq dhe në emrin tim personal, i uroj te gjith besimtarëve te konfensionit islam kudo që janë, festën e madhe të fitër Bajramit!

E në vecanti bashkëatdhetarëve tanë, që po gjinden në folen e tyre të ngohtë, të cilëve një here në 30 vite i bie të festojm se bashku në atëdheun e dashur.

Uroj dhe lus Zotin e gjithësisë që të na ndimoj në rrugën tonë të drejtë, që këta bashkatëdhetar sikurse dikush i dëboi nga këtu ne ti kthejmë përsëri dhe ç’do festë të festojm së bashku.

Bashkatëdhetarë te mi të dashur, ruane fen tuaj, ruane dinitetin tuaj, ruane tradin tuaj, duane atëdheun tuaj!

Urime nga zemra, Zoti ju bekoftë, qoft me ju dhe me më të dashurit tuaj!

Me respekt koordinatori: Kujtim Sadriu

 

 

Luginë: Për Fitër Bajram 20 familje në shtëpi të reja (foto)
Mijëra besimtarë myslimanë të Luginës festojnë festën e Fitër Bajramit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration