Melisa Hajdari, një tjetër medvegjase e suksesshme në Zvicër
Melisa Hajdari një e re shqiptare nga Gërbaci i komunës Medvegjës ndonëse jo në vendlindje dhe me edukimin nw gjuhë të huaj ajo arrin të ketë sukses ne punën profesionale.Ajo për dallim nga shumë moshatare të saj ka zgjedhur të jetë femra e parë shqiptare me profesion zjarrfikëse në Zvicër.
Melisa pretendon të vazhdoj studimet ne qëllim të zgjerimit të njohurive të profesionit në nivelet më të larta. Për këtë sukses ajo është motivuar së pari nga prindërit e saj e me pas edhe nga vet vullneti i saj për një sukses dhe një karrierë të mirë.
Prindërit e Melisës zotëri Azemi dhe zonja Sabrije shpresojnë që vajza e tyre të arrij sa më shumë suksese dhe të jetë shembull për gjeneratat e reja në të ardhmen.
Shembulli i saj duhet të shërbej edhe për të rinjtë tjerë shqiptarë për integrim në jetën shoqërore zvicerane./B.Salihu-medvegjanet/