Medvegja dhe Kamenica diskutojnë hapjen e pikëkalimit në "Kapi" (audio)
Nënkryetari i komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi me një delegacion të zyrtarëve të kësaj komune sot ka qëndruar për vizitë pune në Medvegjë. Me këtë rast ai është takuar me përfaqësuesit më të lartë të komunës së Medvegjës. Qëllimi i vizitës së tij ishte inicimi zyrtar i hapjes së pikëkalimit kufitar në "Kapi" që lidhë komunën e Kamenicës me atë të Medvegjës.Në takim me zëvendëskryetarin e komunës së Medvegjës, Florim Sahiti, Matoshi ka theksuar se angazhimi për hapjen e këtij vendkalimi duhet të jetë më i madh dhe se për këtë qëllim duhet intensifikuar bisedimet.
"Hapja e këtij pikëkalimi është vlerësuar si nga banorët e Medvegjës ashtu edhe nga ata të Kamenicës si një hap shumë i rëndësishëm në qarkullimin e lirë të njrëzve dhe mallrave, që njëherit është edhe një prej standardeve të BE-së", ka thënë ai, raporton mepress.info.
Sipas fjalëve të tij kjo kërkesë do të iniciohet në ekipet negociatore të Kosovës dhe Serbisë duke pritur që në një të ardhme të afërt kjo çështje të zgjidhet.
"Hapja e vendkalimit kufitar Kapi për ne ka domethënie shumë të madhe. Për medvegjasit tregu i Kamenicës është më afër, ndërsa nga Kamenica qytatarët mund të vijnë për shërim në Banjë të Sjarinës", tha zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës, Florim Sahiti. Ai shoti se dobia nga hapja e këtij vendkalimi do të jetë e madhe për tërë Luginën e Preshevës pasiqë Medvegja nëpërmes Kamenciës do të ketë shumë më afër Bujanocin, Preshevën dhe anasjelltas.
Përveç bashkëpunimit ekonomik hapja e këtij vendkalimi shihet si mundësi e mirë edhe për shkëmbim kulturor ndërmjet dy komunave. /Titulli.com/