Medvegjë: Reagon kabineti i zëvendëskryetarit lidhur me shkrimet në mediat serbe
Lokale

Medvegjë: Reagon kabineti i zëvendëskryetarit lidhur me shkrimet në mediat serbe

21.Aug.2014 11:06
0
Lidhur me shkrimet e paraqitura në disa media serbe rreth takimit tradicional "Ditët e diasporës" që është mbajtur me 9 gusht në Banjë të Sjarinës nën patronatin e KK Medvegjë dhe sh.h. "Medvegja" nga Zvicëra sot ka reaguar Kabineti i zëvendëskryetarit të komunës së Medvegjës, Florim Sahiti duke përgënjeshtruar pohimet e dalura në këto media.

Në komunikatën e lëshuar për media, dënohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe joprofesionalizimi i mediave në raportim. Ndër të tjera thuhet se: "Me qëllim të organizimit sa më cilësor, pjesë të pashmangshme të programit (të takimit) ishin: poezia shqipe, këngët shqipe, vallet si dhe simbolet kombëtare, por jo për të ngacmuar dikënd apo për të shprehur ekstremizëm, por vetëm për të nderuar diasporën tonë shqiptare, vëllezërit dhe motrat tona, vizitorët e këtij manifestimi, së paku një herë në vit, duke mos bërë asnjë shkelje ligjore. I tërë organizimi ka qenë qëllimmirë dhe ka kaluar pa kurrfarë incidentesh përveç keqinterpterimeve dhe etiketimeve në mediat serbe".

Sa i përket mërgatës shqiptare, ajo konsiderohet si partner shumë i çmuar i komunës së Medvegjës në ndihmimin e popullatës. Në komunikatë po ashtu bëhet e ditur se mërgata shqiptare është e gatshme të dërgojë një kontigjent me ndihma për Kryqin e Kuq në Medvegjë, një autoambulancë për Shtëpinë e Shëndetit si dhe të vazhdojë të financojë transportin e nxënësve, prindërit e së cilëve nuk janë në marrëdhënie pune. Njëherit u bëhet ftesë mediave të respektojnë kodin gazetaresk dhe të jenë sa më objektive në informim.

3.6 milionë dinarë për asfaltimin e 180 metrave në lagjen Karakaçka
Bujanoci me potenciale të mëdha të turizmit, afro 20 mijë turistë gjatë vitit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration